Fjala e urte popullore, zgjuaresia dhe diplomacia e KOMBIT SHQIPETAR

11
Nov
2023
Shkruan: LUAN QEMAL BACI

.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

      Turku na “beri nder”, se ne pushtimin peseqind vjecar, “na shpetoj” nga asimilimi serb e grek, shkurt nga ortodoksizmi;

      Austro – Hungaria, na beri nder, sepse “krijoj shtetin shqiptar” ne SHQIPERINE LONDINEZE.

      PRESIDENTI AMERIKAN WILLSON, na beri nder, se na shpetoj nga zhdukja totale,

      Lenini na beri nder se demaskoj Traktatin e fshehte te Londres per zhberjen e SHQIPERISE,

      KINA e Mao Ce Dunit, na beri nder se na shpetoj nga bllokada Hrushovit. e sot nderin ndaj Shqipetareve, we I mundesoj Kines te udhetoj me dekada neper bote me flamurin shqiptare, po e shperblen me bllokimin e te drejtave te KOMBIT tone.

      Turqia e perpara 35 vjeteve “na beri nder”, se ndaloj agresionin “e vellezerve”, te te njejtit gjak, grekerve.

      Turqia e njezete e pese viteve te fundit, “na beri nder” me ngritjen e mijera xhamive te Islamit politik ne qellimin e rikthimin te ne- otomanizmit Erdogan Sulltan Pasha.

      Greqia e tridhjete e pese vjeteve e ketij, “na beri nder”, me ortodoksizmin politik te Janullatosit!

      Meloni i fqinjit tone perendimor te pertej Adriatikut, “po na ben nder” qe te ndryshojme ngjyren e lekures, qe NBA europeane, te behet ngjyre cokollate, e keshtu nuk kemi me nevoje te bejme banjo ne planet tona, e as te botes, se u lodhem duke qene me mijera vjete Europeanas, brenda saj, e jashte saj!

      Pra, ne shqipetaret, “jemi kombi me me fat ne bote”, ne hapim gojen, e “bota na ndihmon”!

      Vleresuesit shqipefoles, te ndihmeses te te huajve, ndaj Shqiperise, kane harruar, bejne sikur harrojne, apo nuk e kane intelektin te kuptojne, se cdo veprim, i mire apo i keq ne drejtim te kombit tone, zhvillohet ne hapsire e ne kohe, se qendrimet ndaj nesh, kane qene e do te jene edhe reflektim i perplasjes se interesave te te medhenjve, qe fatkeqesisht, ne shqipetaret nuk kemi ditur t’i kthejme aq sa duhet, e kur duhet ne sherbim te interesave tona kombetare, sepse, pamvaresisht punes titanike te burrave te medhenj te kombit, qe jo pak here jane flijuar, kemi pasur me bollek nga ata qe vetem flasin shqip, e zemra bashke me xhepin e tyre, u rreh per ata pertej kufirit.

      Por ka edhe nje ane tjeter te medaljes, e cila eshte lufta me arme ne dore e vete shqipetareve, se bashku me penen e atyre qe dhane gjithcka, qe ka ruajtur ekzistencen tone, e jo sic pretendojne kalemxhinjte e mediave te sotme, qe per gjithcka te mire “kane merita vetem” miqte!

      Keta glorifikuesit e gjithckaje te mire te ndodhur edhe per aresye te interesave te te fuqishmeve te cdo kohe, zvogelojne deri ne fshirje te PLOTE, edhe luften e historine tone per ekzistence, ndaj dhe thone e keshillojne:

      ”TE MOS BEHEMI BUKESHKALE”?!

e kete keshille, e kalojne deri ne ate shkalle, qe te injorojne identitetin tone kombetar, e te tregetojne deri edhe territor, tokesor e detar, “qe te mos jemi bukeshkale”!

      Filozofia dhe historia popullore na meson:

      ”Miku mik, aty ku i perket,

e zoti i shtepise, zot ne shtepi te vet.”

      SHQIPETARI e ka tradite shekullore respektin e dashurine ndaj MIKUT, e jo pak here, gabimisht kjo merret per dobesi, sepse dikush nga “miqte”, eshte i pabese, e don t’a shfrytezoje miqesine, ne dem te te zotit te shtepise. E pikerisht, per keto raste, perdoret fjala e urte popullore e mesiperme.

Ndihma e MIKUT te forte, e keshilla “te mos behemi bukeshkale”?!

Te behesh bukeshkale,

nuk i le vend vetes,

por ama nuk duhet lejuar,

qe te kthehesh i kaleruar,

qe per hir te nje ndihme,

perseri skllav te jeme,

te ma kerkosh shperblimin,

ta paguaj i buzeqeshur denimin,

duke kerkuar te me poshterosh,

keqas e gjithnje, te me vleresosh,

duke me trajtuar si kokebosh,

e prap ne skllaveri te me dergosh,

ne nje skllav modern te me kthesh!

se miresine,

dhe miqesine,

nuk e harroj, se jam i fisme,

dhe respektin e dashurine,

mire di ta ruaj,

ndaj mos me ben, me pahir te huaj,

Ndihmen qe me dhe,

kredi, per veten tende e ke,

ndaj tregeti mos bej me mua,

por rri ashtu sic me don,

e sic te dua.

miku mik, aty ku i perket,

e zoti i shtepise,

zot ne shtepi te vet.

10 Nendor 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 11/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk