FJALA KRIPË (KRIP) NË RRASË GURI, ENDE E PADESHIFRUAR NGA EKSPERTËT…!

19
Dec
2023
Shkruan:'Akademik Abdulla Mehmeti

Shpalime
Gjurmë të gjuhës shqipe të shkruar, me lashtësi mbi 10 mijë vjeçare
FJALA KRIPË (KRIP) NË RRASË GURI, ENDE E PADESHIFRUAR NGA EKSPERTËT, FLET SHQIP DHE MENDOHET SE KA NJË LASHTËSI PREJ 10 MIJË VJET PARA ERËS SONË
Rrasa të ngjashme me mbishkrime janë gjetur edhe në lokalitete arkeologjike të tjera në pellgun e lumit Danub, në Bullgari, Rumani, Moldavi etj.
Me këtë rast, ua bëjmë me dije lexuesve se emri më i lashtë që njeh historia i këtij lumi ka qenë Istra, që lidhet me fjalën e lashtë shqipe sterrë – i zi (i-ster), nga besojmë e ka marrë emrin edhe Deti i Zi.
Rrasa (pllakë) në fotografi është gjetur në shpellën e vendbanimit të lashtë Gradeshnicë dhe ruhet në Muzeun historik të qytetit Vracë (Vratsa) në Bullgari.
Përndryshe, është e njohur miniera më e lashtë e kripës në Bullgarinë e sotme juglindore, mbi 6 mijë vjet e lashtë, ku njihet edhe vendbanimi (qytet) më i lashtë në atë rajon me emrin Parthini, nga periudha romake me emrin e ri Marcianopoli (Marsie-poli).
Më gjerësisht për këtë çështje do të bëjmë fjalë gjatë ditëve në vazhdim.
(18.XII.2023)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk