(Poezia e IX nga cikli “Zëri që S’Pushon”
Fjala është zjarr që ndez në shpirt,
është rrënja që mban pemën pa frikë,
është shpresë që lind mes errësirës,
është rreze që zgjon mëngjesin e dritës.
–
Fjala rri si mal, e fortë, e gjallë,
është krenari që s’bie kurrë në hall,
është gjurmë e thellë mbi tokën e Nënës,
është këngë që jeton në gjuhën e zemrës.
–
Në fjalë ruhet gjaku, historia jonë,
një pikë loti që dhimbjen na e zgjon,
është besa që lidh breza me breza,
është dritë që ushqen shpirtin me shpresa.
–
Fjala që vdes, s’është fare fjalë,
është hije që tretet si era në mal,
po fjala që rri në zemër e kujtim,
është zë që s’pushon, është përjetësim.
—
Cikli poetik “Zëri që S’Pushon” vazhdon…
Faleminderit për ndalesën tuaj këtu,
për çdo ndjesi që ia besoni fjalës,
dhe për çdo zemër që rreh shqip. 🇦🇱
Fjala që s’vdes është vetë zëri i shpirtit
që s’pranon të harrohet.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
