Ishte muaji prill i motit 1981, malet kishin gjelbëruar, obori jonë ishte stërmbushur me lule, dukej si një kopsht parajse, Nana ime ishte shum e dhënur pas luleve…….
Kishte ardhur daja, dhe pasi hëngrëm drekën u afruam pran radios. Radioja ishte nga ata karakteristike të vjetra, e kishte sjellë baba nga Parisi, ku kishte punuar afër 4 vite në kompaninë e Citroënit.
Por njëher kur erdhi nga Parisi, e thirën në polici dhe ja kishin marë pasaportën, edhe nuk ja dhan më, ashtu që nuk mundi më të shkoj në Paris. E shkaku dihet, ; kish spiunuar një shqiptar i anëve tona, nga një fshat i Tetovës.!
Babën e akuzonin se ishte shoqëruar me shqiptar nga Kosova dhe Çamërija………
Daja, filloi ta kërkonte radio Tiranën ,,gërrr gërrr gërrr,, dhe e gjeti, ;Ju flet radio Tirana, ju flet radio Tirana, po japim programin për shqiptarët jasht atdheut. E ndalëm pakës volumin, dhe shpejt u ngrita i mbylla dritaret dhe derën e dhomës.
Donim të ndëgjonim diçka në lidhje me demostratat e Prishtinës, pasi na kishin lodhur me propaganda që bëheshin nga mediat Jugosllave, kundër demostratave të Prishtinës.
Edhe fjalët që vinin nëpërmjet popullit nga Kosova, nuk i mernim me seriozitet se mund të ishin të dirigjuara nga UDBja.
Prandaj i vetmi burim që i besonim vinte nga Tirana zyrtare.
Duke ndëgjuar programin, lajmëruan se tani do ta dëgjoni prononcimin e Enver Hoxhës, në lidhje me demonstratat e Prishtinës. Një minut shkoi duke bërë ,,shsht shsht, edhe se nuk bënte zhurmë askush, Nana shikoj edhe njëher, a jan mbyllur dritaret dhe dera, dhe pasi u sigurua që gjithçka është ok, ja riti volumin radios.
Qetsi apsolute, filluan të shpejtojnë titktaket e zemrës, kur tha Enveri, ” shqiptari në çdo kohë, dhe në çdo vënd, kur i shtypen të drejtat, se ka ulur kur kurizin. Ju zotri të Beogradit, dërguat në Kosovë, 60 mijë ushtarë sërb, për të shtypur e vrarë Kosovarët, dhe për ta frikësuar Shqipërinë socialiste. Ne nuk friksohemi, ne jemi gati si një trup.”
Mbas gjith asaj propagande, dhe fjalëve, lajmeve që vinin nga Kosova, ishim shum të mërzitur.
Tani sapo ndëgjuam Enverin, sikur e morëm një forcë të madhe që smund të përshkruhet!
Nana u ngrit në këmbe, edhe se ishte e sëmurë, shkoi dhe e hapi dritaren! Baba i tha me zë të ulët, mos se do ndëgjojnë komshit, Nana ia priti, le të dëgjojnë, duhet gjith ta ndëgjojnë, dhe tu dale gjumi.
Nana Advie ishte patriote e madhe, edhe se në atë kohë ,,spaku në MV,” rall gjendeshin bura patriota, le ma gra. Skishe se si ndodh ndryshe, ishte bija e gjysh Bajramit, luftar i paepur në luftë kundër sllavëve, në dyzet e pestën……….
Pas murit tek komshit vërtet kishte qenë duke ndëgjuar një djal i komshiut ,,ishte tri vjet më i moshuar se unë,,. Unë atëher skisha më shum se 17 vjet. Nuk ndëgjonte për të spiunuar, por ngase nuk kishin radio, dhe shpesh ndëgjonte pas muri edhe kur lëshonim këngë nga radio Kuksi, ose radio Tirana. Kur i lëshuam zërin radios, u paraqit komshiu, duke thënë, “o kojshi ndalja pak zanin se do ndëgjoje Trpja”. Tërpe ishte një sllav i keq, që jetonte andej rugës, ball për ball me shtëpinë ku jetonim neve….
Vazhdoi Enveri ” gjith populli shqiptar që jeton në Kosovë, dhe viset tjera në Jugosllavi, që nga Shkupi e Kaçaniku, nga Tetova e Gostivari, nga Llapi Pllava e Gucia, do ti presën agresorët me pushkë.
Shqiptarët nuk jan një shtet prej dy miljonësh, por një komb prej gjasht miljonësh….
Pas fjalimit të Bacës Enver, që na i bëri zemrat mal, filluan këngët patriotike, këndonte Fatime Sokoli, këngën, ;Moj Kosov kshtjell burnie.
Nana mori radion dhe e nxori në çardak, duke ndëgjuar at zë të asaj malsoreje, kur trokiti dera e oborit! vrapova un menjëher, kur hapa derën, opaa tërpovajca! gruaja e tërpes, ; shto sakash moj trpovice, “gasite radio trpe beshe treqa smena” ndalonje radion se trpe ka qen ndrimi i tret.
Nana ishte ngritur në këmbë në çardak ,,ballkon,, dhe pasi e dinte gjuhën sllave më mir se gjith ne tjerët, i tha, ” zatvorite prozorot i qe spie” mbyllni dritaret edhe da zëre gjumi.
Babai ja lishoj ehe më shum zërin, atëher foli komshiu, ” o kojshi ndalja zonin se de na vaje policia” Nana ia ndali pak zërin radios, dhe vazhduam ti ndëgjojmë këngët deri në fund, edhe pse një dritare pas shtëpisë, e kishim lën hapur, në rast se do vinin policia, spaku të iknim unë dhe daja.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
