Pata një kohë kur heshtja më mbante gjallë. Ishte koha e luftës çlirimtare, ajo periudhë kur edhe fjalët kishin dhimbje.
E unë jetoja në mërgim saktësisht në Zvicër, në kantonin e St.Galenit në Schmerikon. Pas ramjes së komandantit Legjendar Adem Jashari në Prekazin e lavdisë dhe të heroizmit,nuk munda as edhe një ditë të bëj gjum të rehatshëm dhe kështu vendosa ti përgjigjem ftesës “Atdheu në Rrezik Vendlindja thërret”.
Rruga ishte e vështirë plot sfida kalimi i kufiri nuk ishte aq i letë, ne patëm fatim që pikrisht në kufirin shqiptaro-shqiptarë ta përjetonim betejën e par të armatosur me forcat ushtarake serbe. Në atë betejë patëm dy të vrarë dhe dhjet të plagosur.
Me gjithat ja arritum t deportojmë në Kosovë.
Po sa mbërrina në fshatin Rancë aty ndjeva aromën e dheut, të barutit e të gjakut. Në fshatin Rancë, ku çdo gur mbante një kujtim ne vete, çdo hije ishte një betim, ne ishim vetëm disa djem të rinj, por me zemra që digjeshin për liri.
Më thërrisnin “Epror”, kur u takova me ta në muajt e verës të vitit 1998, ato ishin muajt kur betejat morën frymë të re. Isha unë, dhe shumë shokë me zemër mali; djem të rinjë që s’njihnin frikën ushtar të rinjë me pushkën që s’i tradhtonin duart; të fortë dhe të qëndrueshëm, por që qeshnin edhe nën breshërinë e plumbave sepse nuk ja kishin frikën armikut shekullor serbo-sllavë.
Filluam me stërvitje ushtarake me përkushtim dhe diciplinë me një angazhim të paparë unë ndjehesha krenar sepse erdhi dita që unë të dal para rreshtit të ushtris së Kosovës gjë që ishte ëndrra ime e cila u shëndrrua në realitet.
Një nga ditët e verës së ngrohtë në mëngjes, para se të niste beteja, dielli mezi ndriqonte me rrezet e para të agimit. Ne rrinim të strukur pas shkëmbinjve ishim të sofistikuar, kishim nzënë pozicionet dhe të gatshëm për veprim. Njëri nga ushtarët më shikoi e më tha:
Epror, fjala e urdhrit sot vlen sa jeta.
S’është urdhri që na mban gjallë, e shikova në sy dhe i thashë është fjala e besës që na ringjall e na jep kurajo në këtë luftë të drejtë e të pastërt si loti për Liri.
Shihja një djal të ri që s’ndalte së qeshuri ishte në disponim sepse i erdhi dita siq tha që të luftojmë për çlirimin definitiv të vendit tonë, dhe shtoi:
Po të mos ishte besa, s’do të ishim këtu Epror, në gryka e në gurë, jo në heshtjen e frikës, ne nuk kemi frikë.
Një ushtarë e ngriti kokën nga arma që po e shtrëngonte e kishte pas syrin në shënjestër duke vëzhguar e duke prit urdhërin për zjarr, menjë buzqeshje të ngroht tha:
Mos i përbuzni fjalët, djem. Sepse fjalët e Eprorit janë më të forta se plumbat. Se plumbi vret trupin kurse fjala e mirë ringjall shpirtin.
Ata ishin djem bujar, ishin trima e shum të dashur, atë e shihja në syt e tyre në qëndrimin dhe gadishmërin e tyre për tu përballur me forcat serbo-sllave, duke më shikuar e së bashku pëcjellnin biseden dhe vëzhgonim terenin i cili teren ishte në favorin tonë sepse njohja e terinit është një nga tre faktorët kryesore për ta mposhtur armikun
Në atë çast filluan granatimet, binin predhat pa ndalë. Toka dridhej. Tym e krisma. Lufta nisi me zë të vërtitshëm, me rrahje zemrash që s’kishin më kohë për mendime.
Qëndronin të gjithë të fortë si shkëmbi: Për liri, djem! Mos ta lëm Grykën të bie në duart e armikut!
Në këtë betejë, e pashë vullnetin dhe gadishmërin e djemve dhe vajzave duke luftuar, armët i shtrengonin me të dyja duart. Ata vëzhgonin çdo lëvizje të armikut dhe beteja po zhvillohej, armën nuk e lshonin nga duart e mbanin fort, ah sikur ta kisha edhe një murtaj, se ajo më ringjall tha njëri nga çlirimtarët i pozicionuar dhe i gatshëm të sakrifikohej për liri.
Beteja zgjati me orë të tëra. Tymi na mbulonte, por zëri i çlirimtarëve bashk me këngën nuk ndaleshin, ishte ai zë që s’pushonte së motivuari, ishte zëri që na mbajti fortë dhe qëndresa e tyre ishte heroike.
Kur nata ra, çdo hap në terr ishte si frymë që kërkonte kuptim.
Në një çast qetësie, edhe pse ishte verë netët ishin të ftohta, ne ndezum një zjarr të vogël u ulëm pranë zjarrit duke u ngrohur dhe duke pushuar. Njëri nga ta më pyeti:
Epror, çka mbetet nga njeriu pas gjithë kësaj sakrifice?
E pashë drejt në sy, i shkëlqenin syt sepse ishte beteja e fituar ndaj armikut e cila na frymëzoi dhe na dha forcë dhe na shtoi vetbesimin.
Fjalët dhe veprat vëlla. Fjalët që i themi me shpirt dhe ato që i mbajmë për vete.
Ngrita një copë dheu nga toka dhe i thash:
E kjo tokë, kjo është fjala më e shtrenjtë për të cilën po luftojmë, e që do të flen mbi trupat tanë për të cilën po e bëjmë këtë luftë çlirimtare, po me ndihmën e Zotit do tja dalim vllezër.
Heshtja që pasoi s’ishte frikë. Ishte përulje. Ishte ajo heshtje që e mban brenda shpirtit të çlirimtarit, pikrisht ishin fjalët. Por edhe lodhja na ndihmonte që të heshtim.
Pas disa ditësh, kur beteja mori fund dhe gryka u çlirua, ne u kthyem për t’u rigrupuar bashk me shokët. Atëherë kuptova se çdo fjalë e tyre ishte e gjallë. Ata ishin që kujdeseshin për njëri tjetrin. E njëri nga ta më pa dhe më tha me zë të lodhur:
Epror, mos harro… fjalët e lirisë mos i lër të vdesin. Shkruaj, se do të ringjallin dikë tjetër, një ditë pasi që lufta të përfundon duke më shikuar ashtu i lodhur me tha, shkruaj për ne për luften dhe për sakrificën të cilën po e bëjmë.
Kur u qetësua gjithçka, zura vend në një gur të lartë. Mora fletoren që e mbaja në xhep dhe fillova të shkruaj. Dora më dridhej dhe për her të parë më tradhtoi loti. Çdo rresht që shkruaja ishte plagë dhe shërim.
“Fjalët që më ringjallën s’ishin urdhra as ledhatime, ato ishin kujtimet, besa dhe dashuria për këtë tokë.”
Tani, sa herë që shkoj në fshatin Rancë, ndjej sikur zërat e tyre pëshpëritin me erën:
“Mos harro, Epror, liria është fjala më e madhe që u tha ndonjëherë.”
Dhe unë i përgjigjem me zë të ulët, si të flisja me dritën:
Faleminderit ushtarë… që më ringjallët.
Shtime, 29 Tetor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
