FJALIMI I RAMËS NË RILINDJE PËR MITHAT BEUN DHE KOLABORACIONISTËT E TJERË

19
Sep
2023
Nga: Ylli Mece


(Opinion në varg)
—–
A nuk ka ardhur koha, si thoni ju të dashur shokë?
Pse të mos e festojmë së bashku ballistë e Partizanë?
A nuk jemi të gjithë bij lindur e rritur nga kjo tokë
Ku të gjithë si popull në luftë shkuan për vatanë?

Më shumë se ne, pa më thoni kush mund të ket’ bërë?
S’jemi më komunistë, por ja ku jemi e rilindëm përsëri
Krishtin të pa fetë e gozhduan në këmbë e në llërë
U dergj i ziu Krisht pas një huri e për të s’u kujtua më njeri !
—–
Unë ju them se ka ardhur koha të dashur shokë !
Historinë ta rishikojmë e kjo duhet bërë sa më parë
Boll hodhëm mbi “Ballin e Kombit” gjith’atë baltë me okë
Se ata hanin pula e nga që skish birra. ia vishnin me dhallë !
—–
“Lumo Skëndon”, nga derë e frashëllinjve të nderuar
E përzunë “orë ziun”, sikur të ish më i madhi mëkatar
Eee..ç’u bë se me gjermanin, na paskish bashkëpunuar?!..
Më gomerë ishim ne, që nuk e bëmë kët’ punë më parë!
—–
Brodhi i gjori Mithat nëpër rruzull me jakë prej diplomati
E nga radio-Londra foli gjatë e gjatë “Për Shqipërinë e lirë”
Zemër djeguri Lumo i “dekalogut” ballist, plasi nga inati
Me gjuhë do lëpinte atë që dikur ai vet… e kish pështyrë!
—-
Ja pra i takon tashmë “rilindjes” tonë, nderi i madh historik
Ta ringjallim si Krishtin kët’ trim të besës, po aq e i rrallë
Fjalën ia dha “gjerman agait”, se për kokë do ta kishte mik
E jo si ata të malit që u hodhën, me thirrjen: “Para Partizanë” !
—-
Me nderime do ta presim se nuk ish bishti, por” balli i kombit”
Ai filozof i madh do jetë për ne, si i hershmi gjermani Hegel
Le të plasë nga inati i djathti Berishë i poshtëri e horr- i horrit
Se dhe ne miqësinë si “Tatja”, e kemi me gjermanët Sholz e Merkel !

Të dashur shokë a shkonte që kët punë ta bënte Berisha ?
Sikurse bëri me spitalet që ja dha mbretereshës Geraldinë
Ngjalli kudo diversantët dhe priftrinjtë e klerit nëpër kisha
Duke i bërë martirë të kombit e që luftuan për demokracinë

Mua s’më vjen aspak mirë e këtë ta dini, se gjumi nuk më zë
Dhe nuk ësht’ meritë nëse këtë punë e merr në dorë e djathta
Ajo dihet se dhe vet korbi zogjtë e tij i ruan dhe kurrë nuk i lë
Ndaj për ne do ish nder i madh që zogjtë e qyqes ti ruaj e majta

Po ju them një sekret veç s’du që dikush të bëjë habinë
E vërteta është se kët’ gjo e kam amanet prej Ramiz Alisë
– Dëgjo Ramë – më tha- nëse ju e doni vërtetë demokracinë
Ngjall jo vetëm Matjanin, por dhe dhe bandat e Halil Alisë

Ndërtoju buste pse jo dhe basorelieve se je njeri i art-kulturës
Le ta marrë vesh jo vetëm Evropa por dhe gjithë bota mbarë
Dëgjomë mua, do bëhesh i famshëm se je nip i nomeklaturës
Dhitua lebërve e le tu bëjë glasën në sahat të Vlorës“Zogu i parë”

Përballë” Skënderbeut” mund të vendosësh dhe Hamzanë
Në Tiranë përballë Qemalit, mund të lesh Mon Kukaleshin
Përballë Avni Rustemit, s’do të ish keq të vesh Esat Pashanë
Përballë meje (Ramos) për së gjalli, fundja vendos Sali Gërdecin

Të mos harrojmë se lule do të çojmë dhe nga krahu tjetër
Nuk bëjmë dot, pa brezin e vjetër ushtarakë e ish partizanë
Berisha mendon si të hapë e të shpërthejë tjerë Gërdecër
Ne rilindasit do t’i ngjallim të gjithë ata fakirë që ai i ka vrarë..!
——
Kur dikë e ringjallim përsëri, ta din,i ai ngelet i pavdekshëm
Prandaj i sollëm në atdhe dhe kockat e Lumo Skëndo beut
Natyrisht, askush nga ne nuk do ti varë ato në qafë si turqit
Që e ç’varrosën të bëheshin trima me lavdinë e Skënderbeut
— –
– Me leje zoti kryeministër, a mund ta them dhe unë nji fjalë?
– Po fol morë burrë e çohu për respekt… të t’shohim kush je!
Unë nuk e kuptoj, por ju a mund të më thoni se kë duhet të falë
Të bësh armikun mik dhe dëshmorët tradhtarë, kot që rrojmë përmbi dhe!
—-
Z.K/ministër pse jo dhe unë e mendoj se duhet tu ngremë shtatore
Për t’i njohur gjeneratat por dhe kurrë të mos i harrojë as Shqipëria
I “nderuari Kryeministër”, po sikur të ishit dhe ju bashkë me ta
E t’ju vendosnim në një shesh të veçantë… me emrin ”Tradhtia” ?!
——
Çudia më e madhe diku në një kënd të këtij globi paska ngjarë,
Rastis që nderohen të barabartë si dëshmorë ashtu dhe tradhëtarë!

Botuar në Radio “KOSOVA E LIRË” dt. 19. 9. 2023

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/09/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk