FLAKA E JANARIT!

30
Jan
2023

Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Kur vijnë janari e shkurti,
Me ploja e pjalma,-valë,
Kur i kujtojmë trimat,
Që ranë për Ideal,
Shpirti më flakëron,
Zemra më trokllon…
.
Mua, mërgimtarit atdhetar,
Në ferr-mërgim-trazim,
I tretur nëpër botë!
-Dhe, bota nëse bëhet imja…
.
Nuk gëzohem,-dot:
Se shkjau okupatori ,
E, Tradhtar Horri…
Tradhtisht, yjet na
“i vranë”.
.
Atdhetarët flakadanë,
Stërnipër, të Gjergj Kastriotit,
Nipër, të Enver Hoxhës,
Me me pushkë e penë…
Dolën në atë epokë terri;
Përballë armikut,
Me heroizmin
-partizanë!…
Ata, ishin ndër të parët,
Pishtarë të lirisë.
.
Idetë dhe veprat:
I kishin, gur-themelet,
E ribashkimit, përparimit,
Të Nënë Shqipërisë!
.
Zor e kam të mendoj,
Me qetësi, të krahasoj:
Cili qe, më i bukuri,
Cili qe, më dituri,
Cili qe, më guximtari,
Cili qe, më i miri?!
.
Rexhep Mala, Nuhi Berisha,
Jusufi e Badhosh Gervalla,
O, Kadri Zeka,
Afrim Zhitia, Fahri e Bahri Fazliu,
Fadil Vata,
o, Bajram Bahtiri ?!
.
E, tretem,
-tutje-tëhu!…
Ashtu, në mendime…
Me zjarrmi,
-vendosmëri,
I tej-thelluar,
i revoltuar!…
Me bindje dhe shpirt-trazuar,
E ndiej e përjetoj!…
.
Se, Flakë e Janarit…
Flakëron dhe rritet,
Dhe, nga zemra ime!
Dëshiroj, të veprojmë,
Për idealin tonë:
RIBASHKIMIN kombëtar,
Pengu ynë shekullor,
Ende i pa realizuar.
.
Më 19 janar, 2013

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk