Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!
Bacë Enveri,-Yll bote,
Shkëlqeu kudo,
NË nënqiellin arbëror,
Jetën se kurseu, për Shqipërinë.
–
Flakadan,-Komandant, Syrin pishë, me pushkë,
Vigan diturie,
-me penë në dorë!…
Ay, Shqipo Arbëror.
–
Kur trojet tona i goditën stuhi robërie,
Të rrepta, vinin valë-vala,
-Rrugën e tij,
Me hove, besnikërie,
-trimërie,
E ndoqi atdhetari, Rexhep Mala!
–
Si Nuhi Berisha, me shokë,
Të përgjakur, në beteja-si rrufeja,
-Marshuan,-mijëra e mijëra të tjerë,
Në rrugën e lirisë,
E, të ribashkimit kombëtar.
–
Ky kushtrim-marshim, Jo! S´ka të ndalë,
-asnjëherë!…
-Kjo është rruga e kuqe!…
-Është, -rrugë e ndritur e nderit,
Amanet, e morën breznitë,
Prej gjeniut, Bacë Enverit!…
21 tetor, 2013
–
O SIMBOL QËNDRESE!
–
TY, ENVER, KUSHTRIM
-NDERI DHE BESE!
–
Kur sfidat e jetës,-luftë,
Po i hapin kthetrat drejt nesh!
Mrekullisht, bëhemi të fortë, lumturisht,
po freskohen shpirtërat tona!
–
Madje, dhe në këto vite zezona!…
Ty, kur të shohim në fotografi,
Me grushtin lart!…
–
Ty, kur të shohim në fotografi duke qeshë!…
Ashtu krenar, sikur na thërret,
O Shqipo Shqiptarë,
Për besë, për qëndresë.
–
Ashtu, o i madhi Atdhetar,
-Sikur na thërret,
-PËRJETËSISHT,
Për heroizma të reja, me shpresë….!
–
Ne me TY,-përditë po rinohemi!
Ne me TY,-përnatë po forcohemi!
–
O, yni Komandant nderi !
Po marshojmë të vendosur,
Drejt betejave të reja!…
O, Komandanti ynë legjendar!
–
O sypatremburi,
Krye heroi ynë, i shpirtërove ngadhënjimtarë!
7 korrik, 2014
–
SHQIPËRIA NË DY SISTEME?!
–
Ishte epokë e ndritur;
E luftës, e punës,
e nderit,
-Epoka heroike shqiptare dhe njerëzore,
E Bacë Enverit!
–
Epokë, vërtet lirie,
-e ndritur,
Ishte, koha e socializmit,
Kohë, tmerrësisht errësire,
Është, kohë e sotme E feudal-kapitalizmit.
21 tetor, 2021
–
VËRDALLË?!
–
Në mërgime, s’e ç’po sillemi vërdallë,
Të sfilitur shpirtërisht, të majmur, fizikisht,
Ndoshta, të pasur materialisht?!
–
Mesiguri, jemi më të varfër shqiptarisht,
E, ndoshta edhe njerëzisht?!
Nga lakmitë pa fre, “natyrisht”…!
–
Kur, për gjithçka të bukur shqiptare, po kemi mall!…
“Jetë”, që vërtet,-përditë përvëlon,
Në vende të huaja, Shqiptari, vendnumëron?!
–
Larg, shumë larg me trup,
Afër, shumë afër,
Me mendje dhe zemër, Pranë atdheut tonë.
21 tetor, 2021
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!