FLAMURI I LASHTË I SHQIPTARËVE – ALBANËVE, NË MESJETËN E HERSHME

28
Dec
2023
Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Shpalime

Ky flamur me ngjyra kuqezi, siç i ka edhe sot Flamuri kombëtar i shqiptarëve, nuk e ka pasur shqiponjën dykrenore, por dy simbole të tjera, me kuptim fetar, historik dhe gjeografik, Kryqin e Shën Gjergjit dhe në katër cepat e tij simbolin e Zambakut Shqiptar (Lilium Albanicum).
Simbolokisht, ky flamur ka nënkuptuar shtetet, mbretëritë dhe principatat e lashta shqiptare, pellazge-ilire-arbërore dhe përhapjen e krishterimit të hershëm në Lindje dhe Perëndim, nga Anadolli dhe Gadishulli Ilirik në gjithë papësirën e Evropës, nga Kaukasi deri në Alpet evropiane, nga shek. I deri në shek. X, kur ka filluar vala e madhe e invasionit të popujve barbarë nga stepat e Azisë dhe Siberisë, i mongolëve, tartarëve, hunëve, sllavëve etj., në trojet e lashta pellazge-ilire-arbërore.
Ky simbol nuk është përmendur gati nga snjë studiues, për shkaqe të njohura, sepse simbolin e Kryqit të Shën Gjergjit e kanë përvetësuar më vonë shumica e shteteve evropiane. Nga flamujt më të hershëm me këtë simbol njihet Flamuri arbëror i Malit të Zi (Duklës) në Mesjetë, pamjen e të cilit e gjeni në bashkëngjitje të këtij shkrimi.
* * *
FLAMURI I LASHTË I PRINCIPATËS SË MALIT TË ZI ME KRYQIN E SHËN GJERGJIT-NGADHNJIMTARIT, SIÇ E KANË EDHE SOT SHUMË SHTETE TË EVROPËS DHE JO VETËM, SI: ANGLIA, ZVICRA, DANIMARKA, SARDINIA, GREQIA, GJEORGJIA (GURIA-GURZIA-GRUZIA) ETJ.
Ky flamur, i vitit 1696, është përdorur në rajonin gjeografik të Malit të Zi, njësi autonome me atribute fetare, pas kryengritjes së madhe të aleancës evropiane dhe banorëve katolikë vendës më 1688/89, e njohur si Kryengritja e Pjetër Bogdanit dhe si Kryengritja e Kiprovës (Chiprovtsi).
Flamuri me Kryqin e Shën Gjergjit – Ngadhnjimtarit, përveçse nga banorët e krishterë në Mal të Zi (më vonë principatë dhe mbretëri, deri në aneksimin me dhunë nga Mbretëria SKS (Serbia) më 1918, po ky flamur me simbolin e njëjtë është përdorur edhe më vonë, si më 1860, siç shihet nga fotografitë, në ceremoninë e dasmës së Princit të Malit të Zi, të njohur më vonë si Kral Nikolla.
(4. XI. 2023)
(28 dhjetor 2023)

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/12/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk