FLAMURI SHQIPTAR NË MAQEDONINË VERIORE ËSHTË SIMBOL KOMBËTAR I SHIPTARËVE VENDËS

22
Mar
2024
Shkruan Akademik Abulla Mehmeti

Aktuale
FLAMURI SHQIPTAR NË MAQEDONINË VERIORE ËSHTË SIMBOL KOMBËTAR I SHIPTARËVE VENDËS, NË PËRDORIM ZYRTAR SIPAS LIGJIT, NUK ËSHTË FLAMUR I NJË SHTETI TJETËR, SIÇ THONË MEDIET E SHKUPIT
🇦🇱
Shpresoj ta kenë lexuar me vëmendje politikanët dhe pushtetarët shqiptarë lajmin e ditës së sotme në mediet e Shkupit, që ta kuptojnë se si është rregulluar me Ligj çështja e përdorimit të Flamurit shqiptar në Maqedoninë Veriore!
Flamuri i shqiptar, simbol i identitetit kombëtar të shqiptar[ve në Maqedoni ka qenë në përdorim zyrtar, i garantuar me ligj që nga viti 1973, gjysmë shekulli më parë.
Si është rregulluar kjo çështje me ligj në shtetin e sotëm demokratik të Maqedonisë Veriore, këtë e duhet ta thonë politikanët dhe pushtetarët shqiptarët aktualë. Ne kemi shkruar pandërprerë dhe e kemi trajtuar këtë çështje gjerësisht, por politika si zakonisht pa heshtur, për fatkeqësinë e shqiptarëve vendës.
Në bazë të kësaj që u tha më lartë, shihet qartë se kush dëshiron t’i provokojë shqiptarët dhe të nxitë tensione ndëretnike dhe ndërfetare në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të radhës.
(21 mars 2024)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk