FLAMURIT KUQEZI

22
Mar
2023


Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

KUR TË SHOH TY,
O FLAMUR,
NË HORIZONTE,
NË VEGIME,
NË ÇDO CEP TË SHQIPËRINË SIME,
-I SHOH:
KRYENGRITJET,
LUFTËRAT,
NDERIMET,
TRAZIMET KOMBËTARE,
E SHOH:
-HISTORINË,
TË LAVDINË,
-PËRJETËSINË!…
.
NË DY EPOKA,
SHEKUJVE I NJEH BOTA:
HEROIZMAT E GJERGJ KASTRIOTIT,
GJER TE,
ENVER SHQIPOJA YNË!
Dardani e Shqipërisë, vj, 1984
.
OH!
.
Oh! Sa shije paska,
Buka, pranë Flamurit kombëtar!
Dashuria madhështore, Nuk matet pash më pash, me kilometra!…
.
-Matet, me shkëndija, zemre!…
E vërtetova, mijëra herë nga jeta ime sfidë dhe qëndresë!…
15 mars, 2023
.
MOSNI?!
.
O, shqiptare!
O, shqiptarë!
.
Mos më uroni!
Mos më mallkoni!
Mos më dashuroni!
Mos më sfidoni!..
.
Me mua, mos u llastoni,
Mos gaboni!…
Në gjuhë të huaja,
të komunikoni!…
.
Kjo FLAKË, demone-kratike, po më djeg,
përditë e përnatë!…
Ah! -Po më dhemb?!
.
Si hienë, qetësisht-tinëzisht, po më kafshon, po më pret si shpatë!
Ardhmërinë kombëtare, Idhshëm, po na e shembë!
.
Në mërgim ziun,
Me dallgët, valë-valë:
Herë, më vërsulet si ujk Herë, më struket si dhelpër, po më përpijnë dalëngadalë!…
.
Bile, ju që më thoni,
-se, më doni:
Mos më hapni,
-së koti plagën, asimilim!
.
Për atë Flamur me Shkabë,
Për atë ideal!
Vallë, kur do të shijojmë, të shenjtin, Ribashkim?!
21 mars, 2023
.
BILBIL I ÇMENDUR!
.
(Ribitim).
.
Fat i hidhur, nëpër botë,
Si bilbil, po më ngarend,
Larg teje, o atdhe,
Herë-herë, po më çmend!…
.
Lamtumirë, o atdhe,
Lamtumirë, yni diell!
Kemi mbetur, në mërgime,
As në tokë, as në qiell!
.
Vargje të botuara në për mbledhjen time poetike, “Revoltë”, Prishtinë, 2014

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 22/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk