Frika e premierit Dhimo nga ‘Shqipëria Etnike’!

10
Nov
2023
Shkruan: Medai Shaholli

Nga: Medai SHaholli
Harta e ‘Shqipërisë së Madhe’ në Kompleksin Memorial në Sopot të Kumanovës, sipas Kryeministrit Dhimo Kovaçit, është e vonuar për 145 vite.
Ai ka deklaruar: “Vlerësoj se atë që sot e kemi si shoqëri aspak nuk I bën relevante hartat e këtilla, për shkak se pas vitit 2001, pas hyrjes në NATO, ne në vendin tonë kemi harta tjera që janë më relevante, e kjo është harta e vendeve anëtare të NATO-s dhe me nisjen e negociatave harta me BE-në, hartën që ne do ta kemi shpresoj edhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor – hartën e Evropës së bashkuar. Kjo është gjëja e vetme që duhet ta bashkojë Ballkanin, kurse gjithcka tjetër është me 145 vite me vonesë”, tha Dimitar Kovaçevski siç njofton KlanM.
Kësisoj, premierin Dhimo Kovaçi e ka tmerruar harta e (‘Shqipërisë së Madhe’) e vendosur në kompleksin memorial të Sopotit, term ky i sajuar nga fashizmit kur gjasme u krijua ‘Shqipëria e Madhe’, vetëm për katër vite dhe pa asnjë garanci ndërkombëtare, ku menjëherë pas LDB.më 1945, me vendimet e Konferencës së Jaltës nga Fuqitë e Mëdha, u vu në pikëpyetje vetë ekzistenca e shtetit shqiptar të pranuar sipas kufijve të Konferencës së Londrës më 1913.
Le ta nguliti mirë në kokë ‘druzhe’ Dhimo dhe gjithë titistët e tij të rinj bashkë me komitët e VMRO-së, se nuk ka Shqipëri të madhe dhe as të vogël, por ka dhe do të ketë Shqipëri Etnike apo Natyrale, doni apo nuk doni ju shovinistët e rinj dhe të vjetër të antishqiptarizmit.
Shqiptarët nuk do të marrin leje zotërisë suaj se çfarë hartë do të vendosin në muzetë dhe qendrat kulturore dhe historike për të kujtuar ngjarjet dhe datat nga e kaluara e lavdishme e popullit tonë, kur ata kanë rënë në dyluftima po si viktima nga bandave tuaja çetnike ku gjoja luftonin fashizmin me yllin partizan mbi kapelë, kanë vrarë dhe masakruar shqiptarët njëlloj si nazistët pa asnjë dallim mes tyre si vrasës të shqiptarëve gjithandej.
Dëshmia më e qartë e shfaqjes së fashizmit të ri të instaluar në ish Jugosllavi si titizmi, u bë realitet në vitin 1946, kur filloi vala e arrestimeve të veprimtarëve të lëvizjes Nacional-Demokrate si armiq të drzhavës dhe sistemit të ri.
Po në këtë vit vritet në burg Nënkryetari i Qeverisë së Maqedonisë dhe ish udhëheqësi i Brigadës së 7- të shqiptare Nexhat Agolli, pasi nuk u pajtua me sistemin e ri titist jugosllav që shqiptarët i trajtonte si qytatarë të dorës së tretë, si mbetje osmane në këto hapësira dhe jo si pasardhës të denjë të Ilirisë së lashtë.
Frika nga harta e Shqipërisë Etnike nuk duhet t’u shqetësojë z.Dhimo ty dhe SDSM-në tënde si pasardhëse e LKJ, që sot e kësaj dite nuk është distancuar edhe as kanë kërkuar falje për krimet e paraardhësve tuaj që kanë kryer ndaj shqiptarëve për gjysmë shekulli.
Fatkeqësisht, edhe pas atij kalvari gjysmë shekullor në partinë tuaj aderojnë shqiptarë të ‘ndershëm’ dhe stramastikë me identitet të dyshimtë kombëtar, si adhurues të titzmit të djeshëm dhe të socialdemokratëve të sotëm të kamufluar, që nuk kanë hequr dorë kurrë nga supremacia dhe hegjemonia mbi shqiptarët përmes mekanizmit të shtetit dhe të pushtetit.
Shqiptarët e këtyre trojeve të Ilirisë së lashtë doni apo nuk doni ju z.Dhimo, Shqipërinë Etnike e kanë të gëdhendur në mendje dhe në zemër, me shpresën dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë një ditë realitet bashkimin kombëtar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 10/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk