FTESË PUBLIKE PËR DEBAT SHKENCOR DREJTUAR ETIMOLOGES E AKADEMIKES PROF. ANILA OMARI.

09
Mar
2024
Nga: Agron Dalipaj


E nderuar znj. Omari, siç e dini është hapur një debat i gjerë publik në lidhje me pseudoshkencëtarët në fushën e albanologjisë dhe ekziston një peticion i mbi 100 akademikëve e intelektualëve drejtuar organeve më të larta të shtetit shqiptar e prej të cilit kërkohet që pseudoshkencëtarët (pa emra) të mos lejohen të dalin në ekranet televizive.
U ndjeva mirë që emri juaj nuk ishte në atë listë, pasi besoj se ju jeni shkencëtare dhe nuk mund të kërkonit censurimin e mendimit të të tjerëve që pretendojnë se kanë prurje shkencore në albanologji edhe pse të paçertifikuara.
Ju ftoj në një debat mediatik e në një emision (që ju mund ta zgjidhni) dhe ta çlirojmë publikun nga një tension rreth çështjeve albanologjike dhe rreth etnicitetit gjuhësor të fjalorit të shqipes dhe identitetit të kombit shqiptar.
Ju, znj. Omari jeni redaktorja e gjysmës së veprave etimologjike të prof. Eqrem Çabejit dhe autorja e shumë veprave filologjike dhe e një fjalori etimologjik për marrdhëniet gjuhësore mes shqipes e serbishtes e kështu një përballje e ne të dyve në një tv publike do mund t’i tregonte opinionit se shkenca e vërtetë nuk i friket rivalitetit dhe kështu albanologjia zyrtare do konfirmonte se ia ka vlejtur që ka kosumuar taksat e popullit shqiptar të paguara për albanologjinë zyrtare të Tiranës.
Ju më njihni se jam autor i tetë fjalorëve etimologjikë shumë të shitur dhe se jam edhe autor i një teorie në shkencën e etimologjisë, porse në debatin që kërkoj nuk dua të flas për këtë teori, pasi ju mund të pretendoni se nuk e njihni, edhe pse akademia juaj i ka edhe librat e mi edhe kërkesën time zyrtare për oponencë shkencore.
Në emër të parimit më të lartë shkencor e që është PRANIMI I DIVERGJENCËS SË MENDIMIT NË SHKENCË, Ju kërkoj ta pranoni ftesën time për debat në një tv. publike e nga kjo do fitonte vetë shkenca e albanologjisë dhe Ju personalisht do konfirmonit publikisht se jeni një investim e aset me vlerë shkencore që populli i përvuajtur shqiptar ju ka rritur e mbështetur me taksat e tij.
Mendoj se temat që i interesojnë publikut janë: mosha e gjuhës shqipe, etniciteti gjuhësor i fjalorit të shqipes, huazimet dhe eksportet leksikore të shqipes dhe parimet etimologjike që përdor e injoron gjuhësia krahasuese. Ju mund të shtoni edhe ndonjë çështje tjetër me interes.
Ftesa ime është për Ju znj. Omari, pasi jeni e vetmja spdcialiste e autore e gjallë që ka produkt etimologjik të njohur zyrtarisht si vepër shkencore dhe se unë jam i vetmi autor i gjallë me botime fjalorësh në fushën e etimologjisë dhe i paragjykuar si joshkencor edhe pse pa një oponencë zyrtare.
Pres një përgjigje pozitive nga Ju znj. Omari .
Me respekt:
Agron Dalipaj (i diplomuar për gjuhësi dhe autor i disa botimeve shkencore në etimologji)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk