Shkruan: Dritan Goxhaj
Në vitin 1942 në fund të betejës së dytë të El Alamein në të cilin forcat britanike arritën të mundin forcat gjermane të udhëhequra nga gjenerali Ervin Romel, Kryeministri Britanik Uinston Ҫurçill deklaroi “ Tashti, kjo nuk është fundi. Nuk është as fillimi i fundit. Por është, ndoshta, fundi i fillimit”.
U desh të kalonin 10 muaj luftë në Ukrainë që më në fund Ukraina dhe Rusia të binin dakort për një gjë. Prej fillimit të kësaj lufte rusët kane deklaruar se ata janë duke luftuar me NATO-n. Por duket se shumica e udhëhqësve perëndimorë kanë menduar dhe vazhdojnë të mendojnë se Rusia po luan me bllofin kur deklaron një gjë të tillë.
Por ama më datë 5 Janar të këtij viti Ministri i Mbrojtjes të Ukrainës Reznikov gjatë një interviste në një televizion Ukrainas deklaroi ” Ne sot po kryejmë misionin e NATO-s pa derdhur gjakun e tyre. Ne kemi derdhur gjakun tone ndaj presim që ata të na japim armatime”.
Një deklaratë e tillë është sa disfatiste edhe e sinqertë, po aq edhe kërcënuese ndaj vetë NATO-s.
Disfatizmi i saj qëndron në faktin se ministri i mbrojtjes nuk e fut fare ne ekuacion luftën për vendin e tij dhe për rimarrjen e territorit por e konsideron tashme luftën e tij si një luftë mercenare.
Është totalisht i sinqerte kur tregon se duhet të na japin armatim se po nuk na dhanë nuk mund të luftojmë më pasi nuk kemi, që do të thotë se gjithë arsenalin që Ukraina e kishte në fillim të kësaj lufte është shkatërruar nga ana e Rusisë.
Ndërsa kërcënimi qëndron në faktin që ata (NATO) duhet të na japin armatime se përndryshe…..
Ka që prej fillimit të dhjetorit të vitit që lamë pas, që Ukraina po mundohet t’i bëjë të ditur perëndimit edhe publikisht se ajo nuk ka më kapacitete as njerëzore dhe as materiale për të vazhduar këtë luftë dhe për më tepër për të arritur që ta fitojë këtë.
Në 3 dhjetorin që lamë pas, Shefi i Shtabit të Përgjithëshëm të Ukraninës në një intervistë për gazetën The Economist deklaron ” Më duhen resurse për të ndryshuar rrjedhën e luftës dhe për të arritur të fitojë atë, më duhen më e pakta 300 tanke, 600-700 transportues të blinduar dhe 500 bateri artilerie”.
Sasia që ai kërkon në këtë intervistë është shumë herë më e madhe se sa sasia që posedon një vend i vetëm i Europës. Mjafton të mendosh se Anglia posedon vetëm 220 tanke të gatshme për luftë, kjo sipas deklaratës se vet shefit të shtabit të ushtrisë angleze para një jave.
Kjo kërkkesë e Shefit të Shtabit të Ukrainës tregon se jo vetëm armatimi që Ukraina kishte në fillim të luftës por edhe gjith ajo sasi armatimi që mori deri më tashti nga perëndimi pothuajse është shkatërruar plotësisht.
Po në të njëjtën linjë me shefin e shtabit të Ukrainës është edhe zëdhënësi i Legjionit Ndërkombëtar të Ukrainës Damien Magrou, i cili në fund të Dhjetorit deklaroi ” Artileria e rëndë e Ukrainës ëshë në një raport 1 me 8 me artilerinë Ruse në front”.
Dhe këtë e vërteton deklarata e një prej zyrtarëve të Pentagonit po në fund të vitit që thotë se ” Rusia po lëshon 30 – 35 mijë predha artilerie në ditë, ndërkohë që Ukrania nuk mund të gjuajë më shumë se 4-5 mijë të tilla në ditë”.
Dhe kjo goditje artilerie përkthehet në viktima në front për të dyja palët. Por në një llogaritje të thjeshtë i bje që Ukraina po vuan të paktën 5 deri ne 6 herë më shumë të vrarë e të plagosur sesa Rusia.
Këtë gjë e konfirmoi edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der lejen e cila në datë 30 Nëndor të 2022 deklaroi “ Vlerësohet se më shumë se 100,000 (njëqind mijë ) ushtarë Ukrainas janë vrarë që nga fillimi i luftës”.
Një deklaratë të tillë e kundërshtoi me vrap Presidenti edhe ministri i mbrojtjes i Ukrainës.
Por 3 ditë më pas këtë deklaratë të Von Der Lejen e konfirmoi nëpërmjet shifrave vet Shefi i Shtabit të Ukrainës në intervistën e tij në The Economist ku deklaroi ” Ukraina për momentin ka nën armë vetëm 700 mijë ushtarë ku vetëm 200 mijë prej tyre janë të trajnuar për luftë”.
Ku qëndron konfirmimi do thoni ju.
Shumë e thjeshtë, mjafton të bëjmë një kalkulim të vogël arithmetik.
Në fillim të luftës ukraina deklaronte se ajo i posedonte 1.2 milion forca për luftë sëbashku me gjithë rezervistët.
Dhe kështu na rezulton se nga 1.2 milion po të heqin 700 mijë (1,200,000 – 700,000) = mbeten 500,000. Pra i bje që Ukriana ka humbur 500 mijë trupa nga të cilat 100 mijë të vrarë e 400 mijë të plagosur.
Po të llogarisim deklaratën e Von Der Lejen që thot 100 mijë të vrarë dhe bazuar mbi raportin e dëmit në luftë që shkon 3-4 të plagosur për një të vrarë rezulton nga sa më lart se për çdo të vrarë Ukriana ka pasur edhe 4 të plagosur.
Pamvarësisht këtyre deklarimeve të cilat po ashtu përforcohen edhe nga një studim i Institutit për Studime Lufte ne Amerikë i cili shkruan se” Ukraina po humbet deri në 400 ushtarë të vrarë e të plagosur në ditë”, shifër kjo që konfirmohet edhe nga një raport i Shërbimit Sekret Gjerman BND bërë Parlamentit Gjerman në datë 16 Janar të këtij viti në të cilin specifikohet se “ Humbjet ditore në rradhët e ushtrisë Ukrainase janë me tre shifra”.
Deri më sot të vetmit që e kanë kuptuar gjëndjen në të cilën në të vërtetë ndodhet Ukriana janë vetëm tre persona. Ata janë ish shefi i CIA-s në 91 dhe ish sekretar i mbrojtjes i Amerikës në 2006 Bob Gate, ish sekretarja e shtetit e Amerikes ne qeverinë e Bushit të riut Kondoleza Rise dhe gjenerali David Petreus.
Bob Gate dhe Kondoleza Rice, në një artikull të tyre të datës 7 janar të këtij viti në gazetën Uashington Post ata shkruajnë “ Ukraina nuk ka asnjë kapacitet aktualisht për të fituar luftën. Asaj nuk i kanë mbetur muaj por vetëm disa javë para se ajo të shkërmoqet”. Dhe për këtë ata propozojnë që NATO duhet të hyjë direkt në luftë.
Ndërsa gjenerali Petreus deklaron “ Për të shpëtuar nga kjo gjëndje në të cilën ndodhet Ukraina, është e nevojshme formimi i një kualicioni vullnetarësh të shteteve të ndryshme njëjtë me atë që u formua në luftën e Irakut”.
Siç edhe duket, bazuar edhe në raportimet e fundit nga fronti, kjo nuk është një luftë që po shkon në favor të Ukrainës. Përkundrazi, ajo tashmë është kthyer në luftë gërryese – Luftë gërryese sipas fjalorit ushtarak anglez është termi i përdorur për të përshkruar procesin e qëndrueshëm të rraskapitjes së kundërshtarit nëpërmjet goditjes së pandërprerë me të gjitha llojet e armëve të artilerisë tokësore, detare dhe ajrore në mënyrë të pandërprerë në poziconet e tija për ta çuar kundërshtarin drejt kolapsit fizik dhe moral nëpërmjet humbjeve të mëdha e të vazhdueshme në personel, paisje e furnizime, për t’i konsumuar ato deri në atë masë sa vullneti i kundërshtarit për luftë të shembet.
Një luftë që për Ukrianën po paguhet me kosto të madhe njerëzore, materiale dhe territoriale.
Ҫdo lloj kalkulimi nga kjo gjëndje duhet t’i bëjë të dyja palët që të ta shmangin këtë luftë dhe të fillojnë të mendojnë për një zgjidhje të shpejtë dipllomatike e cila do të këkrkonte sakrifica të mëdha dipllomatike, por që, si do që të ishte do të kenë kosoto më të vogël se tashti.
Duke qënë se perëndimi nuk është në gjendje që të plotësojë kërkesën e Shefit të Shtabit të Ukraninës në asnjë mënyrë, duhet ti thërrasin mendjes dhe mos të derdhin më gjakun Ukrainas për ëndrra të tyre.
Dhe e gjitha kjo duket që është vërtet fundi i fillimit të disfatës së perëndimit në Ukrainë,duke u bazuar mbi deklaratën e ministrit të mbrojtjes të saj që Ukraina po lufton për perëndimin.
Këtë humbje e ka paralajmëruar edhe vetë Shefi i Shtabeve të Bashkuara të Ushtrisë Amerikanë Mike Millej i cili në një deklaratë të tijën në datë 20 Janar të këtij viti deklaron “ Nga pikëpamja ushtarake kjo është një luftë shumë shumë e vështirë. Unë pohoj se për këtë vit, do të ishtë shumë, shumë e vështirë të dëboheshin forcat ushtarake Ruse nga çdo centimetër i territorit të pushtuar nga Rusia. Nuk do të thotë se nuk numd të ndodhë, nuk do të thotë se nuk do të ndodhë. Por do të ishte shumë, shumë e vështirë”.
Dhe në fakt fjalët e Shefit të Shtabeve të Bashkuara të Amerikës jo vetëm që konfirmojnë plotësisht deklaratat e personave të lartpërmendur, por edhe konkluzionet e shumë ekspertëve ushtarakë në Evropë dhe veçanërisht në Poloni ku Shefi i shtabit të Përgjithëshëm të Ushtrisë Polake në një intervistë të datës 19 janar për Agjencinë e Shtypit të Polonisë deklaron “ Eshtë çështje hubjeje në raport me burimet. Ukraina thjeshtë mund të mos e përballojë këtë gërryerje.Efektet e shkallës kanë rëndësi. Rusia është ende e madhe dhe e fortë”.
Po duket që Ukranian nuk ka mundësi që të mundi Rusinë ushtarakisht edhe në rast se perëndimi do arrinte që t’i plotësonte në kohë kërkesat e Shefit të Shtabit të Ukrainës. – jo vetëm për faktin se Rusia ashtu si e deklaron e dhe Shefi i SHtabit të Ushtrisë Polake, është ende e më e fortë dhe më e organizuar ushtarakisht, por edhe për shkak të mungesës së kapaciteteve organizative, ushtarake, njerëzore dhe llogjistike të Ukrainës.
E vetmja mënyrë për të ndryshuar këtë realitet mbetet vetëm futja e NATO-s direkt në luftë.
Por një gjë e tillë do të thotë një luftë e tretë botërore e cila do të na çojë drejt përplasjes atomike.
Dhe si pasojë të gjithë do të dilnim humbës nga kjo çmenduri.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!