Fushata e Kadriatikut, TV Klan Kosova i Klanit të Zemunit, Muhamet Mavrajt, Azdren Shalës, Afërdita Maliqit

01
Aug
2025
Mar nga FCB: Fishtë Krasniqi


Fushata e Kadriatikut, TV Klan Kosova i Klanit të Zemunit, Muhamet Mavrajt, Azdren Shalës, Afërdita Maliqit etj., për t’ia garantuar Hashim Thaçit dënimin me burg afatgjatë ose edhe të përjetshëm
“Hashim Thaçi nga Haga rikthehet në Rubikon të Klan Kosovës, me intervistën ndër më të rëndësishmet në jetën e tij”, ka shkruar Adriatik (Flamur) Kelmendi në faqen e internetit të TV Klan Kosova i Klanit të Zemunit.
Hashim Thaçi nuk ka mundur, nuk mundet, dhe as që ka dhënë kurrfarë interviste nga burgu i Hagës. E tëra është sajim i pyetje-përgjigjeve nga simpatizantët e tij të botuara nga i biri i ish-prokurorit të UDB-së, Adriatik Kelmendi. Gjykata Speciale nuk ka dhënë dhe nuk ka kurrfarë njoftimi se një intervistë e tillë është lejuar dhe realizuar. Po ta lejonte gjykata ndonjë pyetje-përgjigje për media të Hashim Thaçit vetëm për 2 minuta, ai do të zgjidhte ndonjë medium me më ndikim, sidomos nga shtetet që e kanë rrasë aty, si për shembull, CNN dhe BBC.
Ku janë provat se Hashim Thaçi e ka dhënë atë intervistë? A u kujtohet kur ka pas ardhur ta vizitoj babain e tij në QKUK? E tëra çka iu lejua, ishte t’ua bëjë me dorë shpejt e shpejt simpatizantëve. E njëjta gjë ndodhi edhe kur e vizitoj varrin e babait të tij, gjersa mediat incizonin nga distanca. Kaq. Pas këtyre kufizimeve, atij iu paska lejuar intervista disa orëshe në formë të shkruar nga qelia e burgut në Hagë?! Kush ia dërgoj pyetjet në qeli, dhe kush i solli përgjigjet e tij në TV Klan Kosova i Klanit të Zemunit? Askush.
Për vetëm më të voglin dyshim se ka ushtruar, ose së paku ka tentuar të ushtroj ndikim tek dëshmitarët, gjykata i ngriti aktakuzë shtesë, duke tërhequr në kurthë dhe burg të tjerët si Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu, Hajredin Kuçi, Haxhi Shala, Sabit Januzi, dhe Ismet Bahtijari.
“Po të mos votohej themelimi i Gjykatës Speciale nga Kuvendi i Kosovës dhe nën përkujdesjen e aleatëve tanë përendimor, atëherë një gjë të tillë do ta bënte Këshilli i Sigurimit (KS) të OKB-së përmes Rusisë dhe Kinës, çka do të ishte më keq!”
O të mjerë! Rusia dhe Kina edhe ashtu nuk na njohin si shtet, kështu qe çdo kërkesë të tyre ne e refuzojmë kategorikisht me arsyetimin se as ne nuk e njohim Rusinë dhe Kinën. Sa i përket KS të OKB-së, a e dini se secili nga 5 anëtarët e përhershëm kanë të drejtë veto? Kur vetëm njëri e përdorë të drejtën e vetos, atëherë nuk ka efekt kurrfarë vendimi i KS të OKB-së. A e dini se Gjykatën Speciale e kanë mbështetur 3 nga gjithsej 5 anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së, respektivisht SHBA, Britania e Madhe, dhe Franca? Këta janë 3 anëtarët ose shtetet që kanë investuar miliarda dollarë në çlirimin dhe rindërtimin e Kosovës, prandaj nuk lejojnë që Hashim Thaçi dhe grupet tjera t’ia falin dreqit investimin prej mbi një çerek shekulli. Hyni e lexoni rend emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve të Gjykatës Speciale. Të gjithë janë nga SHBA, Britania e Madhe, Franca dhe shtetet e BE-së, ose shtetet që kanë investuar në çlirimin, shtetndërtimin, pavarësinë, dhe njeri ndërtimin në Kosovë.
“Nëse dënohet Hashim Thaçi, atëherë Rusia dhe Kina do ta përdorin atë aktgjykim në KS të OKB-së si arsyetim se shpallja e pavarësisë së Kosovës është e kundërligjshme sepse është bërë nga njerëz të dënuar për krime lufte.”
O të mjerë, Rusia dhe Kina edhe ashtu nuk të njohin si shtet, kështu që, çka kanë për të dorëzuar ato në KS të OKB-së kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë vendimin e saj rreth ligjshmërisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës? A e dini ju se Republika Sërpska është krijuar nga Radovan Karaxhiqi, Ratko Mlladiqi, Biljana Plavshiqi por të gjithë këta janë dënuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit? Millosheviqi ka bërë më shumë histori dhe ishte bartës i shumë proceseve siç është arritja dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit por edhe ky, përfundoj në Hagë i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. E njëjta gjë është duke e pritur Hashim Thaçin – nëse e dënon Gjykata Speciale, Sërbia do ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, dhe në Sërbi vjen në pushtet qeveri tjetër.
A e dini se Izraelin nuk e njohin diku nja 26 shtete, kurse Tajvanin asnjë? Por a e dini çfarë shtetesh të zhvilluara dhe demokratike janë Izraeli dhe Tajvani? Ashtu mund të jetë edhe Kosova, çka nuk e lejonin dhe nuk po e lejojnë komandantët mburraveca dhe plaçkashë të cilët, jo vetëm që nuk kanë çliruar asnjë metër katrorë, por i kanë shitur territor të çliruar nga NATO shteteve fqinje.
“Hashim Thaçi e sakrifikoj veten për kauzë të Kosovës duke shkuar vetë në Hagë.”
Po qysh jo! Ai u mundua me mish e me shpirt me ia u ngulë të tjerëve, t’ia japë Sërbisë veriun e Kosovës, dhe e koordinonte punën me planin e ekspansionit të Rusisë përmes Edi Ramës që nga aneksimi i Krimesë. Aleatët e Kosovës, erdhën në përfundim: Ne që iu kemi çliruar, kemi investuar miliarda dollarë për një çerek shekulli, iu kemi mbrojtur dhe ende jemi të pranishëm me forca për t’iu bërë shtet demokratik dhe njerëz në kuptimin e duhur të fjalës, e ti me ba pazare për shkëmbim territoresh se do t’ia japim Sërbisë veriun e Kosovës e do t’ia marrim luginën e Preshevës?! Ec qitu n’Hagë, e prej këtuhit bëjë shkëmbime territoresh e bashkime kombëtare!
“Qeveria Kurti i ka krejt fajet për Gjykatën Speciale dhe çka po ndodhë atje!”
Ndoshta mund t’i ketë, për faktin se vetë Albin Kurti iu kërcënohej në Kuvendin e Kosovës: “Ne nuk u dorëzojmë juve në Gjykatën Speciale, sepse ne nuk e njohim Gjykatën Speciale.” E njofti e s’e njofti Albin Kurti, gjykata e kryen punën e saj. Sa i përket dorëzimit apo mosdorëzimit të bashkvendësve të tij në atë gjykatë, aty nuk e pyet kush pasi kjo nuk varet prej tij. Mirëpo, për dallim nga Kadriatiku, TV Klan Kosova i Klanit të Zemunit, Muhamet Mavraj, Azdren Shala, Afërdita Maliqi, Nasim Haradinaj, Edita Tahiri e shumë të tjerë, Albin Kurti me qasjen e tij koxha të budallt ka pasur gjasa ta çrregulloj misionin dhe punën e Gjykatës Speciale duke organizuar protesta dhe sabotime (sikur me rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvend rreth “Zajednicës”) për të mos lejuar themelimin e saj dhe arrestimet që pasuan. Ata që përnjëmend dhe sinqerisht e duan lirimin e Hashim Thaçit dhe grupit të tij, do të kërkonin nga VV të hedhë në Kuvend jo vetëm gaz lotsjellës por edhe helme kimike, por tash është vonë ose pas aktit të kryer.
Gjykata Speciale është meritë e atyre që e çliruan Kosovën dhe investuan në të miliarda dollarë për rindërtimin dhe krijimin e institucioneve të saj nga zero, kundër atyre që nuk çliruan asnjë metër katrorë, e uzurpuan, e plaçkitën, e varfëruan dhe filluan ta shesin pjesë-pjesë për interesa të klaneve mafioze. Ky është interesi i Rusisë dhe Kinës që trushpërlarët shqiptarë nga mosdija ose helmimi me lajme të rrejshme ia adresojnë autorësinë e Gjykatës Speciale. Në këso rrethanash, vetëm Rusia dhe Kina do t’i vënin veto themelimit dhe funksionimit të një gjykate të tillë, për shkak se, kështu do të deligjitimohej praktikisht funksionimi i shtetit të Kosovës përmes veprimtarive kriminale dhe tradhtive të shumicës së atyre që gjinden në burgun e Hagës, sidomos të Hashim Thaçit.
Xhemil Zeqiri
Këto që e votuan ate gjykat një nacionale , duet me iu mar e drejta të mos ken të drejt për të kandiduar për Deputet në Kuvendin e Kosoves,
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë “LISTA E ZEZE ishin deputetët që votuan Gjykat Speciale LDK Arben Gashi PDK (Minoritetet Armend Zemaj Teuta Rugova Anton Quni Ismet Begiri Nuredin Ibishaj Bardhyl Meta Sabri Hamiti Njomza Emini Naser Osmani Linje Kajtazi HatimBaxhaku Hatim Baxhaku Shpejtim Bulliqi Muhamet Mustafa Fatmir Rexhepi SadriFerati Sadri Ferati Ali Sadriu Adem Salihaj Blerim Graincaj Agim Ademaj Salih Morina Alma Lama Besa Gaxherri Teuta Sahatqija Doruntine Maloku Veton Berisha Etem Arifi Murat MuratHoxha Hoxha Agim AgimKikaj Kikaj Milazim Haliti Sinavere Sinavere_Rys.hn Rysha Cerim emilijaRescepi”
1orë
Përgjigju
Xhemil Zeqiri
E kam tëpër të vështirë të kuptoj pse manipulohet tani, ata që vetëquhen “patriotë”, pse s’i dëgjuan zërat të arsyes si Rexhep Selimi e , Albin Kurti, Glauk Konjufca e tj. paralajmëronin publikisht: “Mos e votoni, sepse pasojat do t’i vuajmë rëndë!”. Megjithatë, pavarësisht këtij paralajmërimi, grupimi politik rreth Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Isa Mustafës – me mbështetjen e 80 deputetëve të përulshëm – e miratuan vendimin në fjalë. Sot, populli po përballet me pasojat e rënda të atij veprimi, të udhëhequr nga figura që, ndonëse mbajnë tituj magjistrash apo doktorësh shkence, dëshmojnë një mungesë të theksuar të përgjegjësisë kombëtare dhe ndërgjegjes politike. Pyetja që lind natyrshëm është: përse asnjëri prej tyre nuk ndërmori një hap të guximshëm për ta ndalur këtë vendim me pasoja të dëmshme për interesin shqiptar?

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk