FUSHATA KRIMINALE kundër FITORE PACOLLIT

28
Jul
2025
Shkruan: Sami Kurteshi


Fushatat kriminale të vrasësve profesionalë me pagesë, të strukur në të ashtuquajturat „media“, që në të vërtetë janë janë altoparlantët e veasësve me pagesë, si „klan“-i i serbisë, „nacionale“, albanianpost, t7, ekspress, dukagjini me ndihmën e opozitës PLAS, kundër Lëvizjes Vetëvendosje, po vazhdon me intensitet të shtuar.
Pas fushatave përbaltëse „mediale“ kunder Albinit, Glaukut, Rozetës, Liburnit, Albulenës, Xhelalit, Martinit, Artanës, Hysenit, Sarandës etj. tani kanë ndërruar taktikën. Tani, në përcjellje të altoparlantëve të krimit medial, si klan-i i serbisë etj., kanë filluar të organizojnë sulme fizike publike, me fyerje, sharje, kanosje kundër grave të LVV, me burreca me mjekërr e kravatë, që si qenë të tërbuar të zgjebosur, me lehje të qartura u sulen grave, me qëllim frikësimi.
Në të vërtetë, përveç shqetësimit individual të grave të LVV, qëllim pak më të fshehur e kanë përpjekjen për shndërrimin e hapësirës publike në hapësirë të ndaluar për anëtarët e LVV, duke e bërë hapësirën publike të tmerrshme për lëvizje normale.
Natyrisht, këtë e bëjnë me miratimin nga prokuroria e shtetit që fshehurazi, e shpeshherë edhe hapur, duke mos vepruar apo duke vepruar sipas porosive të bosave, simpatizojnë me krimin e organizuar të vrasësve me pagesë, edhe pse e pranojnë se ka të tillë në skenën opozitare dhe mediale.
Këta të gjithë së bashku, komplet lukunija, e dijnë se LVV, dhe sidomos gratë, nuk u frikësohen çjerrjeve, lehjeve, jargavitjeve, sulmeve, kanosjeve ashtu sic nuk u frikësuan nga shantazhet e fshehta dhe shpifjet e linçimet publike nga altoparlantët e krimit apo mikrofoni i kundërligjshëm në Kuvend.
Tanimë janë të njohur botërisht të gjithë me emër e mbiemër, edhe vrasësit me pagesë, edhe gërgasësit, edhe vrasësit me pagesë, edhe lukunia vepruese e zbatuese.
Ata e dijnë ashtu si e dijmë ne, se as nuk na shantazhojnë, as nuk na ndalin, as nuk na frikësojnë dot, megjithë potencialin, jargavitjen, egërsinë, poshtërsinë, veprimet kriminale.
Lëvizja Vetëvendosje është populli dhe me popullin, prandaj nuk frikësohet dhe as ndalet dot!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 28/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk