Fytyra e vërtetë e një arumuni !

01
Jun
2023

Shkruan: Medai Shaholli
(pa dorashka)
Sot në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Kishnau të Moldavisë arumuni Edvin Ramu, (fatkeqësia e shqiptarëve) ka takuar në një ndenjë rasti ‘vëllamët’ (pobratimët) e tij çetnikë të Beogradit dhe jo vetëm, duke u treguar barcalet dhe qyfyre nga rajoni.
Detyra e kryeministrit të Shqipërisë dhe detyrimi kushtetues është që t’i kërkonte urgjentisht vëllamit të tij Vuçko, të mos ndërsente zagarët dhe qentë e tij të dresuar në Beograd kundër forcave të KFOR-it dhe policisë së Kosovës dhe jo të filozofonte sesi të ndalet dhuna nga të dya palët.
Kush ka ushtruar dhunë në këtë rast në veri të Kosovës Edvin batërdia bandat kriminale dhe terroriste të yshtur nga vëllami (pobratimi) yt Vuçko apo KFOR-i që po ruan qetësinë me policinë e Kosovës?
Sot e tutje si do ta bësh Open Ballkanin Edvin batërdia me zagarë e Vuçkos që po i ndërsen kundër institucioneve të Kosovës, apo do bëhesh edhe ti kolonë e pestë duke ia hapur rrugën zogorisë së qenve të stërvitur dhe të dresuar në Beograd ‘që të hanë dhe të plagosin’ qytetarët e Kosovës më dhëmbët e helmatisura të qenve të tërbuar të rrugës?
Situata është e tillë ku do të duhej të ishe pozicionuar qysh më parë ose me shqiptarët e Kosovës dhe institucionet e saj ose me çetnikët e Beogradit dhe vëllamin tënd pa hise kryeçetnikun Vuçko!
Ty Edvin batërdia, tradhtari i atdheut dhe i popullit shqiptar, nuk të takon më që sot e tutje të flasësh për Kosovën, që ndërkohë bën politikë prostitute pa pikën e turpit duke flirtuar me këlyshët e Millosheviqit kundër Kosovës, pasi pozicioni yt i ‘tërhequr dhe neutral’ në këto çaste dramatike të mësymjes së madhe serbe kundër institucioneve dhe integritetit territorial të Kosovës në veri, të çorri maskën e serbofilit dhe të tradhtarit.
Shqiptarët e Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar nuk kanë nevojë për një kryeministër antishqiptar i hapur që flirton me çetnikët e Beogradit për inat të Kosovës dhe kundër inteesave kombëtare, por kanë nevojë për një kryeministër që mbron dhe respekton të drejtat kombëtare të të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden ata.
Rroftë populli shqiptar!
Rroftë Republika e Kosovës!
Poshtë tradhtari Edvin Rama!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 01/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk