Rrena përdoret në fushën e interesit diplomatik, me anën e së cilës shkuan me mijëra hektarë të Kosovës. Për fat të keq Kosova po dëmtohet, prej politikanëve të arsimuar, por syleshë: janë të mashtruar pas premtimeve boshe të Bashkimit Evropian. Ndryshe me Plakun e Maleve – Bajram Currin, për të cilin rapsodi Dervish Shaqa këndon që bukë po rrinë pa ngrënë vetëm për Kosovë, ministrat e sotëm po ngopen me pasuri kombëtare në dëm të vendit, askush nuk i thotë vetes “Mjaftë”. Siç është guximi vrasës i frikës, është frika vrasës i guximit.
Pas përfundimit të luftës në vitin 2000 Kosova ka mbetur në mes kudhrës dhe çekanit, veprojnë si të duan të tjerët. Me anën e luftës diplomatike Kosova nuk fitoi asgjë, pasi që liria kombëtare ishte formale: humbi 2500 hektarë në anën jugore dhe 8200 hektarë në anën perëndimore të vendit, pastaj votuan Gjykatën Speciale në dëm të Kosovës, që këtë të fundit mundohen t’ia veshin kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Të gjitha këto veprime diplomatike bëhen nën mbikëqyrjen satelitore të Beogradit. Tani Serbia i ka duart e lira, kinse nuk merret me dënimin e shqiptarëve, ndonëse është e lidhur drejtpërdrejt me Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë.
Po parashtroj një pyetje me sokëllimë, a i kanë pasur 18 vjet dy kryetarët, njëri i LDK-së, tjetri i PDK-së, kur e kanë miratuar Gjykatën Speciale të kusarit zviceran – Dik Marti? Nëse kanë qenë rinosh (adoleshent), fajtorë jemi ne që me kohë nuk i kemi këshilluar. Përndryshe, nëse janë burra, atëherë disfatën do ta ndajnë me armikun e popullit shqiptar. Turp për Qeverinë e Kosovës që në Kuvendin e Kosovës e votoi Gjykatën e poshtër Ndërkombëtare të Hagës, asnjë luftë më e pastër se e popullit shqiptar nuk gjendet në botë sikur e lufta UÇK-së për mbrojtjen natyrale të popullit dhe të vendit tonë. Qeveria e Kosovës tregohet kozmopolite para armikut gjakatar, i cili 100 vjet na ka shtyp, na ka vrarë e na ka grirë të gjitha moshat dhe gjinitë e popullit shqiptar. Është trup që atdheun të rrezikohet për ambicie të sëmura serbofashiste. Pasardhësve të Millosheviqit duhet dhënë plumbin në ballë, jo mbështetjen e avokat Dik Martit në Gjykatën Speciale të Hagës.
Kërcënimi i Faton Klinakut jo i sjellshëm
Deklarata “Më parë do vrisja Albin Kurtin, se sa të ikja nga Kosova” nuk është etike si në pikëpamje juridike ashtu edhe kombëtar. Ngjashëm edhe pyetja e kryetari të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, drejtuar Gjykatës Themelore se a është më i vlefshëm Albini apo atdheu nuk është e drejtë. Me të drejtë logjike Mediat në Kosovë deklaratën e Klinakut e quajnë skandaloze, pasi që me udhëheqësit e vendit nuk bëhet lojë. Prandaj kërcënimin me vrasje kryetari i OVL të UÇK-së, që ia drejton kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, është në dëm të kombit dhe atdheut tonë. Duhet pasur parasysh se kërcënimi ndaj Kryeministrit të Kosovës njëherit do të thotë kërcënim ndaj popullit të Kosovës dhe Republikës së Kosovës. Deklarata e Klinakut më përkujtoi psikologen norvegjeze, e cila thotë “Nëse ekziston, Zoti le t’i bëjë prindërit që të mbyten”, ngjashëm edhe Klinaku i revoltuar le të mohojë Republikën e Kosovës, pastaj le t’i kërcënohet Kryeministrit të Kosovës – Albin Kurtit.
Sipas postimit të Klinakut se më parë do të vriste Albin Kurtin sesa të ikte nga Kosova, po t’i hiqet pjesa e dytë e fjalisë, atëherë mbetet fjalia me përmbajtje armiqësore: “Më parë do të vrisja Albin Kurtin”, pasi që pjesa e dytë nuk ka rëndës se si do të vepronte autori i postimit kërcënues, siç shprehet populli se ku do të thyente qafën. Edhe po të thoshte se më parë do të vriste familjen e tij, sesa të ikte nga Kosova, nuk është shprehje etike, për të cilën edhe mund të dënohet sipas ligjit për kërcënim ndaj familjes.
Ndryshe me deklaratën e Faton Klinakut në dëm të kombit dhe atdheut, kur UDB-a jugosllave në Prizren, heroit kombëtar – Hysen Gegës, i thanë se do ta lironin prej burgut dhe do ta paguanin me rrogë me kusht nëse me armët e tyre do të vriste vëllezërit Gërvalla, mirëpo trimi i madh therandas ua kishte kthyer: “I kam katër fëmijë për të cilët gjithmonë kam qenë i përmalluar, sepse tërë jeta më ka shkuar në mërgim. M’i ofroni fëmijët e mi këtu dhe më jepni automatikun. Nëse mund t’i vrasë ata atëherë mund ta bëj edhe veprën që kërkoni ju”. Kur unë i përshkruaj fjalët e trimit të madh, emocionohem, prandaj për kërcënimin e hidhur ndaj Albin Kurtit Klinaku duhet të turpërohet.
Tekembramja, autori i postimit kërcënues (F. Klinaku) mund të thoshte atdhetarisht “Më parë vras veten, sesa të largohem prej Kosovës”, edhe pse nuk duhet të ndodhë. Janë shprehjet tradicionale kur njerëzit betohen me jetë, me kokë, me sy, me familje, jo me vrasjen e kryeministrit apo kryetarit të vendit. Vlen të përmendet se kur trimi tragjik – Edipi. mbret i Tebes, kuptoi për vrasjen e babait dhe martesën me nënën e tij, prej tronditjes nuk e vrau askënd tjetër, por i nxori sytë prej ballit. Sa i përket pyetjes së Klinakut se a është më i vlefshëm Albini Kurti apo atdheu ynë, përgjigja nuk del ndryshe pos të dytë. Pleqtë këshillojnë, nëse shqiptari rrëzohet nga ndonjë grindje sporadike, duhet ngritur, sepse lufta për çlirimin dhe bashkimin kombëtar ende nuk ka përfunduar.


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
