GABOVE PËRSËRI ZOTI KRYEMINISTËR I SHTETIT TONË AMË – REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

21
Jun
2023

Shkruan:Xhevat Gjini
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, bëri gabimin e parë të madh (gabim i pafalshëm) kur anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive shqiptare, që ishte vendosur të mbahejë në Gjakovën e Sylejman, Bije e Asim Vokshit, në Gjakovën e Bajram Currit, Hajdar Dushit, Ganimete Tërbeshit, Emin Durakut, Xheladin Hanës e të shumë heronjve e dëshmorëve të Luftës Çlirimtare të LPK – UÇK – së!!
Mund të jetë edhe rastësi, por të njëjtën ditë u kapën robër tre policë shqiptarë nga forcat terroriste serbe në territorin e Kosovës (brenda kufirit)!! Ky Kryeministri, të cilin Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (një e treta e Shqipërisë) e detyron të interesohet dhe të kujdeset edhe për pozitën dhe të drejtat e popullit shqiptar jashtë kufijve të shtetit, në vend se të vinte në mbledhjen e dy qeverive dhe t’i shtronte dhe bisedonte të gjitha çështjet me interes për kombin shqiptar po dërgon “mesazhe” nga 15 katëshi i Tiranës!!
Porositë e tij për Qeverinë e Kosovës janë skandaloze! Ato më shumë mund të merren si “porosi” shantazhuese se dashamirëse!! Edhe ky, Kryeministri Rama, lë të kuptohet se shkaktari dhe fajtori për gjendjen në Veri të Kosovës është vetëm një person, që e paska emrin Albin!!?? E çuditshme! Edhe kjo mund të jetë koincidencë, por të njëjtën gjë e thonë 24 orë në stil gam – gamesh mediat, politikanët dhe opinionistët e mercenarizuar në Prishtinë!! Madje, duhet ta themi se që nga kryetari i Serbisë, Vuçiçi, kryeministrja serbe, ministrat, i ashtuquajturi “drejtor i zyrës për Kosovën”, média, gazetarë e analistë serbë e thonë që nga mëngjesi e deri në darkë të njëjtën gjë!! “Problem dhe shkaktar i krejt kësaj situate është Albin Kurti”, thotë Serbia çdo ditë e çdo orë!! Me këtë serbët po thonë se nuk kanë problem me shtetin e Kosovës dhe institucionet e tij, por me një person që “kërkon luftë me çdo kusht”, me Albinin!!?? Dhe kush e thotë?! E thotë Serbia që është shkaktare dhe përgjegjëse e të gjitha luftërave në Iliri dhe e gjakderdhjes, gjenocidit dhe shkatërrimit në masë!! Habitet njeriu kur propaganda antishqiptare e Beogradit “përvetësohet” dhe përhapet në gjuhën shqipe nga politikanë, gazetarë dhe opinionistë në Prishtinë e Tiranë!! Kaq poshtë ka ra shqiptari?!
Nuk kam si t’i kuptoj njerëzit kur bëjnë një gabim dhe pastaj në vend se të reflektojnë dhe të përpiqen ta përmirësojnë atë gabim vazhdojnë me gabime tjera!…
LVV – ja (Albini) gaboi me punën e teatri në Tiranë (s’ishte punë e LVV-se fare!), vazhdoi të gabonte me angazhimin në zgjedhjet që mbaheshin në shtetin tonë AMÊ, pastaj me “Astirin”, etj. deri te “ngrirja” e marrëdhënieve me Tiranën, me shtetin tonë AMË, pa të cilin s’di cili do të ishte fati i popullit shqiptar jashtë kufijve?!
Kryeministri Edi Rama bëri gabimin e madh me anulimin e mbledhjes së dy qeverive to3na dhe, në vend se të reflektonte, përsëriti gabimin për deklaratën e mbushur me “porosi” shantazhuese për Qeverinë e Kosovës!!
Kryeministri Rama – shteti shqiptar nuk mund të jetë në anën e Amerikës, BE – së e NATO-s pa qenë qundpërqind në anë e Kosovës shqiptare dhe të trojeve tjera jashtë kufijve…

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk