Gatishmëria e vëllamit për vëllamin!

20
Jun
2023


Shkruan: Medai Shaholli
pa dorashka
Nuk thonë kot se vëllai për vëllanë lë kokën… ndaj dhe ky humbamenua i gjatë i Tiranës, po ‘lufton’ së bashku me serbofilët ndërkombëtarë çdo ditë të jetës së tij si premieri kobzi për Shqipërinë, por fatlum për Serbinë, duke përdorur me djallëzi çdo mundësi në arenën diplomatike dhe ndërkombëtare për ta ndarë veriun nga pjesa tjetër e Kosovës e për t’ia bashkangjitur Serbisë.
Vëllami (pobratimi) çetnik Vuçko në Beograd është me fat që ka një vëllam në Tiranë kaq të ‘mirëkuptueshëm dhe lojal ndaj politikës shoviniste serbe përballë Kosovës dhe sovranitetit të saj.
Planet për ndarje të Kosovës me ndërmjetës ndërkombëtarë tashmë kanë dalë në sipërfaqe, vetëm një i verbër nuk e shikon!
Tashmë duket qartë që i gjati i Tiranës (si arumun) është rreshtuar në krah të vëllamit të tij serb Vuçko dhe jo në krah të Albin Kurtit (si shqiptar) kryeministër i Kosovës, duke ‘kollofitur’ një pjesë të integritetit të Kosovës me bekimin e ndërkombëtarëve në emër të paqës dhe eurointegrimeve po bëjnë kurban veriun e Kosovës.
Edvin batërdia është fatkeqësia shqiptare dhe gjarpri serb në Tiranë që po dëmton çështjen shqiptare dhe Shqipërinë përmes misionit të tradhtarit të kombit.
Injoranca shqiptare edhe ‘intellektuallcat’ e pavarur le t’i hapin kokërdhokët dhe të shohin sesi një drogaxhi pa identitet shqiptar, po shkatërron Shqipërinë dhe po bën pazare për Kosovën për hir vëllamisë me çetnikët e Beogradit dhe të tekave të ndërkombëtarëve, që së fundmi u janë shtuar orekset për nëntokën e Kosovës.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 20/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk