Gëzuar 1 Maji i punëtorëve të papunë!

02
May
2023

Shkruan: Medai Shaholli
Sot është 1 Maji Dita e Punëtorëve, por në trojet shqiptare njihet si dita e pik-nikut dhe e argëtimeve nëpër parqe dhe lulishte.
Në vend që sot kjo ditë të ishte ditë proteste për barazi sociale, për ujë e për drita, për një shëndetësi të pakorruptuar ku pacienti të trajtohet me dinjitet, për një arsim cilësor ku diplomat nuk duhet të blihen as të shiten, për hapje të reja të vendeve të punës, ajo për shqiptrët është shëndruar në ditë argëtimi dhe dëfrimi sikur shqiptarët i kanë zgjidhur të gjitha hallet dhe nuk i ka mbetur gjë tjetër pa bërë por të dalldisen pas dëfrimeve nëpër parqe dhe lulishte.
Dhe shumica e këtyre qejflinjëve janë nga shtresa ulët, që do të thotë se janë klasë punëtore të papunë që kërkojnë të argëtohen në ditën e 1Majit!
Në trojet shqiptare ka sindikata por ato janë vetëm sa për sy e faqe sidomos në Shqipëri, ku nuk mbahet mend që një sindikatë e cilitdo sektor të thërras dhe të mbledh mijëra protestues kundër padrejtësive të shtetit ndaj punëtorëve.
Padrejtësitë dhe ligjet e pazbatuara ndaj punëtorëve dhe mbarë popullsisë janë të shumëta por ato s’ka kush i kundërshton, nuk ka punëtorë në fabrika ato janë mbyllur prej dekadash, ka ngelur vetëm sektori i administratës publike të arsimit dhe i shëndetësisë që nuk guxojnë të protestojnë nga frika e humbjes së vendit të punës e të mos flasim për sektorin privat që ka ‘njëmijë’ të meta ndaj të drejtave të punëtorëve të tyre.
‘Nuk ka sindikata’ por nuk ka as punëtorë, pasi ata kanë ngelur papunë, ndërsa ca të tjerë që ngelën si tepëricë ia kanë mbathur drejt perëndimit.
Si do ta bëjnë sindikatat Shqipërinë dhe Kosovën apo ‘Severnën’ si gjithë Europa, kur nuk kanë me kë të protestojnë, sepse punëtorët kanë ikur dhe ata që kanë ngelur e kanë hallin si të argëtohen nëpër pik-niqe të ndryshme pasi nuk ka kauzë as punë, ku sindikatat si satelite të pushtetit kanë ngelur vetëm si dekor?!
Megjithatë, gëzuar 1Majin, ditën e punëtorëve të papunë!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 02/05/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk