Politikanët tanë janë si gjarpërinj me kostum, ata kafshojnë befas qytetarët ndaj, kujdes kë votoni se iu del gjapër dhe nepërkë që u “merr shpirtin”!
Gjarpërinjtë tanë politikanë ka tri dekada që po i “kafshojnë dhe po i helmatisin” keq shqiptarët me veprimet e tyre të keqqeverisjes dhe korrupsionit, krizës ekonomike dhe papunësisë, çmimeve të larta dhe rrogave të ulta, po ia bëjnë qytetarëve jetën skëterrë të padurueshme.
Në pamundësi për mos ta përballuar koston e jetës, rinia jonë ka “çarë ferrën” drejt perëndimit, duke kërkuar një jetë më të mirë pasi pritën dhe u zhgënjyen me vite të tëra dhe ndryshimin nuk erdhi kurrë nga politikanët gjarpërinj, ata e braktisën vendin për kushte më të mira gjetiu.
Këta janë gjarpërinjtë tanë të politikës që për tri dekada me radhë po i “kafshojnë dhe po i farmakosin” jetën e qytetarëve nga qeverisja e mbrapsht dhe e korruptuar e gjarprinjëve tanë deputetë dhe ministra, pushtetarë dhe administratorë të “drzhavës”, të cilët të babëzitur pas pushtetit harruan premtimet dhe zotimet që i bënin qytetarëve shqiptarë në çdo cikël zgjedhor.
Prandaj, qytetarë të nderuar, kujdes me votën tuaj se kë do votoni, “gjarpërinj me kostum” që ju mashtrojnë kur ju thonë se me ne vjen ndryshimi apo të tjera nepërka të shullërit që ju gënjejnë me slogane të sajuara si Front për Europën është ardhmëria juaj!
Të dy palët si pozita edhe opozita shqiptare kanë qënë në periudha të ndryshme pjesë e koalicionit qeveritar dhe përsëri nuk ka ndodhur ndryshimi për qytetarët, por ka ndodhur ndryshimi i kostumeve të tyre dhe leverditë financiare që ata kanë përfituar nga pushteti.
Ndaj, derisa të themelohet një parti shqiptare pa gjarpinj me kostum, por një subjekt politik të shqiptarëve për shqiptarët që do t’i dilte zot interesave kombëtare, ku sot për sot zgjidhja më e mirë do të ishte bojkotimi i zgjedhjeve si përgjigje dhe ndëshkim ndaj politikanëve gjarpinj!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!