‘Gjarprinjtë e Sorosit’!

30
Jun
2023
Shkruan: Medai Shaholli

(pa dorashka)
Prej vitesh shoqëria e gjarprit Soros ka përpiluar një plan skandaloz dhe antishqiptar ku ka hedhur mbi kancelaritë e Europës plakë një plan ogurzi për ta ndarë veriun e Kosovës nga tërësia territoriale dhe integriteti i saj pjesën me resurse nëntokësore më të vlefshme në Kosovë siç është Trepça, duke ia ‘dhuruar Serbisë’ (përmes një Dejtoni të ri) si kompensim për ‘pavarësinë e shpallur me kusht dhe të kontrolluar’ të Kosovës nga perëndimi, përmes ‘gjarprinjve’ sorosianë si Borrell, Lajçak, Escobar, Vuçko, Abazoviç, Ramoviç, Baton Haxhiç dhe të tjerë në prapaskenë.
Vajtje-ardhjet e Edvin batërdisë në Bruksel janë një shou diplomatik në përpjekjet e intesifikuara të ‘të gjatit’ në muajt e fundit për ta zhvatur sa më shpejtë veriun e Kosovës me pretekstin e arritjes së ‘marëveshjes historike’ të paqës mes Kosovës dhe Serbisë si kompromis i dhimbshëm për të dy palët!
Nga ky plan djallëzor i ‘gjarprinjve’ të Sorosit humbet Kosova dhe shpërblehet Serbia gjakatare, ku ndërkombtarët për hir të interesave të ndryshme që kanë me mbi resurset nëntokësore të Trepçës ( pasi qeveria e Kosovës nuk ishte e gatshme t’i ndaj qoka të mëdha ngaTrepça për oligarkë soroistë ndërkombëtarë) ata nuk ngurruan të ‘prishin miqësinë’ me shqiptarët e Kosovës, duke ia msyrë drejt konakut të çetnikëve gjakatarë dhe nxënësve të kriminelit Millosheviq në Beograd.
Presion i paparë i Europës plakë ndaj Kosovës me vendosjen e sanksioneve për gjoja tensionim të situatës në veri, të shkaktuar nga dërgimi i ‘panevojshëm’ i trupave policore atje, veprim që u quajt si provokim për pakicën serbe dhe mosbashkpunim të qeverisë së Kosovës me ndërkombëtarët, përbën hapur ndërrim të kursit politik dhe paralajmërimin e një Dejtoni të ri për Kosovën.
Miqësia mes perëndimit dhe shqiptarëve të Kosovës duket se u thye për shkak të interesave që kanë gjarprinjtë soroistë të Europës plakë në Trepçë, ku qeveria e Kosovës nuk ishte e gatshme t’i ndaj me ta këto resurse nëntokësore të shtetit të Kosovës.
Arsyet e tjera që japin ndërkombëtarët mbi ndryshimin e qëndrimit të tyre ndaj Kosovës janë përralla me mbret pasi veç interesave nuk ka arsye të tjera!
Thjesht, në politikë dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk ka miqësi të përherëshme, por ka vetëm interesa të momentit që diktojnë atë miqësi të kushtëzuar.
Ndaj, shqiptarët e Kosovës dhe mbarë trojeve etnike duhet të mësohen me kapitalizmin dhe demokracinë liberale si rend se, nuk ka më solidaritet dhe miqësi të përherëshme mes popujve dhe shteteve pa përfitim, ka vetëm interes dhe përfitime të momentit të cilat ndryshojnë sapo të diktojnë kushtet e reja ndryshojnë dhe marrëdhëniet mes tyre.
Ky është ligji i pashkruar i borgjezisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe jo vetëm që godet shpesh të pafuqishmit dhe të varfërit në mbarë botën.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk