GJEOLOGËVE

15
Mar
2023


Shkruan: Zeni Bilimani

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shihni maleve gjeologët?!
Gdhijnë natën, majë gërxheve,
Cak e cuk, mbi gurë trokasin.
.
Në portë të mademeve,
Ç’fshehin malet nën vete?!
Sa thesare të paçmuara,
Si zë gjumi, gjeologët.
.
Sondat tona, rrinë zgjuar.
Këndojnë sondat, thellë në male,
Del kampioni me minerale.
.
Atje lart, në shpate të Malësisë,
Me djersët çurka,
të vala…,
Fitohet buke e bardhë
e industrisë.
.
Ashtu, kjo brigadë e paqes socialiste,
dihet krenare shqiptare!
.
Në vend, shkoi fjala e Enverit,
U realizua, fjala e Partisë.
12 mars, 2023
.
VETËM PERËNDISË ,
TË VERTETËS DHE MIRESISË I PËRFALEM!
.
I përfalem asaj Perëndisë,
Që na dha dritën e gjithësisë ,
Jetën, na dha tokën qiellin.
Krijoi njeriun, bilbilin,
Kurdisi të mirin, të ligun dhe të shpifurin!…
Malin, fushën dhe batakun.
.
Ajo që bëri mrekullinë hyjnore,
Na dha mendjen e ndritur njerëzore,
Na la të lirë, shejtaninë,
Ajo që vëren dhe goditë ligësinë.
.
Dhe na ngjitë posteve, deri lart në maja,
Na rrokullisë tatëpjetave ndër gremina,
Na lë në derë armët
dhe paranë,
Që të fundos dhe të sjellë belanë.
.
Për vjedhje, nuk të lë të bëhesh Gopsek,
Zilarëve, servilëve nuk u lë shteg.
Qe nuk shihet , por gjithësinë e tundë.
.
Të ngjitë ajo, por të groposë në fund.
O njerëz të mirë flas, drejtësisë s’ndalem.
Vetëm Perëndisë së mirësisë i përulem,
i falem.
12 .03.2021
.
NË KRAHËT E GJYSHËRVE!
.
( Kushtuar nipit tim Orionit, që po rritet i lumtur mes gjyshërve).
.
Po rritem në krahë të ngrohtë,
Me erë të këndshme gjyshërie.
Ashtu siç rriten zogjtë,
Në krahë përkëdhelje dashurie.
.
Unë kam gjyshërit dhe gjyshet,
Nga babai dhe nëna,
Me mbajnë si sokolin,
Me duan, siç duhet zemra.
.
E ndiej dashurinë e tyre,
Që vjen, e më ngrohë shpirtin,
Me duan si dritën e syve,
Dhe gëzojnë, për mua nipin.
.
Ashtu, i dua dhe unë,
Si lulja që do beharin.
Sa herë bie në gjumë ,
Sikur vijnë me puthin ballin.
.
Lumë si unë,
o moshatarët e mi!
Rritem, si bleta në zgjua!…
Të rritesh, me gjyshëri,
Është gjë e shtrenjtë për mua.
Tiranë, 11 Mars 2020

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/03/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk