Gjuha antike e Sardenjës, që flitet ende atje, thirret [arvareshu] dhe është e afërt me [arbareshu], nëse i bëjmë rotacionin v:b. Pa dyshim që ajo është e folura më e vjetër e shqipes e pandryshuar që nga mugëtirat e historisë së njerëzimit. Ndërsa të gjithë gjuhëtarët shqiptarë kanë informacion për këtë relike të shqipes antike, nuk është dërguar kurrë një gjuhëtar apo një grup gjuhëtarësh nga Tirana për ta studjuar. Ndërkaq, që injorohet studimi i gjuhës arvareshu, i gjithë interesimi i albanologjisë zyrtare të Tiranës ka qenë ta nxjerrin shqipen gjuhë të re e të krijuar pas ardhjes së sllavëve në Ilirik. Arkaizmi i shqipes arvareshu të Sardenjës mund t’u nxirrte probleme të mëdha gjithë atyre albanologëve të Tiranës zyrtare që e duan historinë e shqipes pas ardhjes së sllavëve, sepse kështu sllavët dalin më autoktonë se shqiptarët dhe meritojnë tokat që ua grabitën të parëve tanë.
Shqipja e folur në Gadishullin Ilirik nuk mund të jetë më e re se ajo e Sardenjës dhe njihet se sardët janë autoktonë atje ku janë.
Hapësirat ku flitet aktualisht shqipja në të gjitha trajtat e saj të vjetra (gegnisht, toskënisht, arbërisht, arvanitisht e arvëreshu) shtrihen nga Egjypti, Siria, Turqia, Greqia, Shqipëria, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Jugu i Italisë, Sardenja etj. dhe kjo tregon se ajo ka qenë gjuha më e madhe e folur në antikitet e kjo as mund të fshihet më e as mund të mohoet.
Çështja ngrihet: përsa kemi një shkencë albanologjike, përse janë ndaluar studimet për të folmet në Sardenjë, Egjypt e Siri?! Objekti kryesor shkencor i albanologjisë zyrtare duhet të ishte gjuha shqipe, porse në realitet gati e gjithë energjia e shkencës albanologjike të Tiranës është përqëndruar e drejtuar për ta damkosur shqipen si:
1.- gjuhë të re e të krijuar pas ardhjes së sllavëve.
2. – gjuhë pa fjalor të saj (93% e huazuar) dhe për këtë kanë nxitur studjuesit të hartojnë fjalorë arbitrarë huazimesh dhe kanë ndaluar e injoruar të gjithë albanologët e pavarur që kanë botuar vepra shkencore albanologjike impresionuese e të sakta.
Tashmë është çështje e medias dhe e gazetarëve të marrin në intervista akademikët e gjuhës e ti pyesin mirë për çështjet që ngritëm këtu.
Albanologjia zyrtare nuk mund të fshehë më as antikombtarizmin e saj dhe as “msheftësinë” e saj.
Ajo që sot përflitet në media, sikur albanologjia ka humbur autoritetin, në fakt është se opinioni po njeh me fakte karakterin antikombëtar të albanologjisë zyrtare të Tiranës dhe kjo është shkenca më e urryer tashmë për gjithë shqiptarët.
Albanologjia e vërtetë do institucionalizohet dhe do gjejë përkrahjen e gjithë kombit shqiptar, sepse do punojë për të vërtetat identare të tij.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!