Gjuha e Zemrës

21
Jul
2025
Nga: Genc Sefa - Lushnja

(Poezi e tretë nga cikli “Zëri që S’Pushon”

–
Në gjuhën time rreh zemra ime,
si lahutë e vjetër, me këngë hyjnore;
tinguj që burojnë si burim i kthjellët
e ushqejnë shpirtin me dritë arbërore.
–
Në çdo fjalë ka gjak dhe histori,
ka dhimbje, ka mall, ka dashuri;
ka hapa bijsh që lanë pas lot,
për flamurin, për tokën, për lirinë sot.
–
Në tingujt e saj zë vend dhe plaga –
po edhe lulëzimi i pranverës së re;
ajo mban gjallë çdo emër dëshmori,
-çdo varg të shkruar me gjak për Atdhe.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Gjuha ime – frymë që s’vdes asnjëherë,
zë që flet me tokën, me detin, me erë;
si himn që kumbon ndër shekuj me nder,
ruan shpirtin e kombit – të gjallë përherë.
–
Ndaj flas me mall, me besë e dritë,
se gjuha ime s’ka mure, s’ka burg;
është fjalë që lind me diell në mëngjes –
është zëri që s’pushon, në gjak dhe në shpirt.
—
Cikli poetik “Zëri që S’Pushon” vazhdon…
Faleminderit për ndalesën tuaj këtu,
për çdo ndjesi që ia besoni fjalës,
dhe për çdo zemër që rreh shqip.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk