Shkruan: Medai Shaholli
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Prononcimi i fundit i premierit Dhimo Kovaçi dhe zëendësit të tij Bugar Osmani kundër fshirjes dhe shlyerjes së 20% nga kushtetuta i ka rrënjët e thella si qëndrim antishqiptar i mbjellur shovinizmëm dhe urrejtje ndaj gjuhës shqipe dhe gjenit ilir në këto troje që nga koha e komunizmit jugosllav.
Kësisoj, edhe premieri Dhimo si pionieri i Kiro Gligorovit nuk kishte si të mos mendonte ndryshe nga shkolla e vetëqeverisjes titiste kundër hapjes së ‘Kutisë së Pandorës’, që ata e konsiderojnë si ‘hapja e së keqes së madhe për drzhavën’.
Kështu, në emër të integrimeve qeveria e premierit Dhimo Kovaçit dhe partitë shqiptare do të bëjnë kurban sërish çështjen shqiptare, duke e ruajtur nofkën e 20% të paprekur në kushtetutë, ku në preambulë këtë radhë do të shtohen edhe bullgarët si pjesë mozaikut të përbërjes së kësaj ‘drzhave’ me pakicat e saj.
Deklarimi i fundit i premierit Dhimo kundër fshirjes së 20% është qëndrim antishqiptar dhe shoven që përdhos identitetin tonë gjuhësor dhe kombëtar përmes një kushtetute që nuk e njeh gjuhën shqipe me emër por me shifra.
Qeveria e koalicionit sipas qëndrimeve të saja në lidhje me mbajtjen e 20% në kushtetutë e cila qëndron si shpatë e Demokleut mbi kokat e shqiptarëve, ka marrë edhe miratmin e ‘shfalerkave’ të saja siç janë partiçkat tona politike, të cilat kanë dhënë garanca të forta se nuk do kërkojnë fshirjen e asaj nofke të turpit nga kushtetuta.
Asnjë reagim kundër atij qëndrimi të hapur antishqiptar të qeverisë së premierit Dhimo dhe vasalëve të tij shqiptarë si norma jashtë standardeve europiane nuk pati nga qarqet intelektule dhe nga shoqëria civile.
As media e lirë dhe e kapur në gjuhën shqipe nuk pati guximin ta denoncojë atë qëndrim shoven të qeverisë që mban të paprekshme në kushtetutë 20% e famshëm, por vetëm sa e ‘kapërceu lumin’ me një keqardhje për për dekleratën kuptimplotë të premierit Dhimo dhe Bugar Osmanit se propozimi i ministrit Lloga (sa për sy e faqe) për fshirjen e 20% nuk qënkësh ide e mirë.
Nofka e turpit e 20% si duket nuk do të hiqet në ndryshimet kushtetuese të radhës që do të zhvillohen brenda disa muajve, pasi proritet i qeverisë janë integrimet në BE dhe jo statusi i barabartë i gjuhës shqipe me sllavishten, sepse kësisoj prishen ekuilibrat e spremacisë së pushtetit në ‘drzhavën Severna’!
Një tjetër fakt intrigues për shqiptarët lidhur me mbajtjen dhe rujtjen e nofkës së 20% në kushtetutë është qëndrimi qyqar i partive politike shqiptare (shqiptare u thënçin) si akt i tradhtisë së lartë të interesave kombëtare, të cilat për hir të integrimeve europiane dhe karrierës së tyre po bëjnë kurban identitetin gjuhësor shqiptar.
Shqiptarët e kësaj toke të vaditur me gjak e lotë ndër shekuj, mbi për këtë çështje të nëpërkëmbjes dhe dhunimit të identitetit e dinjitetit kombëtar nuk duhet të pranojnë me asnjë kusht përdhosjen e mëtejme në kushtetutë ndaj gjuhës shqipe me ndihmën e ‘shfalerkave’ të pushtetit, të cilët janë të gatshëm të miratojnë ato ndryshime kundër vullnetit të shqiptarëve në emër të tij.
Nëse vjen një ditë dhe qëllon që ‘Severna’ bëhet pjesë e BE-së, këta maskarenj si nga blloku sllavo-maqedon ashtu dhe klasa politike shqiptare, do të na paraqesin si popull pa identitet, me emërtimin denigrues dhe përdhosës vetëm si gjuhë shifrash.
Medai Shaholli
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!