Goditet bosi i Strugës!

21
Jun
2023

Shkruan: Medai Shaholli

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Senzacionale!!!
Sot, SHBA ka shpallur në listën e zezë non grata bosin e Strugës Ramiz kapedanin e pamposhtur të betejave elektorale dhe familjen e tij, me motivacion :Për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm gjatë qeverisjes së komunës dhe më gjerë.
Mirëpo, bosi i Strugës Ramiz kapedani nuk e prish terezinë për nongrata, ai ka mbledhur mjaft para të thata nga keqqeverisja dhe korrupsioni në krye të komunës dhe me shitjen e diplomave në UNS e tij, ku ka siguruar të ardhmen e familjes së tij për gjithë jetën.
Mbështetja e Ramiz trimit nuk ka ardhur vetëm nga DUI por edhe nga aleatët e kampit tjetër sllavo-maqedon si SDSM-VMRO, ku në zgjedhjet e fundit për kryetar komune ai mori edhe votat e kampit tjetër si shqiptar i ndershëm dhe i përshtatshëm ndaj dhe lozte vallen pogonishte në mes të sheshit ku i thoshin: Ja sheshi ja mejdani hidhe vallen Ramiz kapedani!
Në përballje me kandidatin e ASH-së Idri Istrefi, ai fitoi bindshëm por pas dy vitesh DASH vendosi ta shpallë një tjetër shqiptar si non grata që gjithsesi është një peshk i vogël i korrupsionit ë ‘drzhavën Severna’ në krahasim me peshqit e mëdhenj në Shkup, ku ata ‘notojnë lirshëm’ në ujërat e Vardarit, fare pranë bordelos qeveritare të premierit Dhimo.
Gjithsesi, non grata është një njollë e zezë për DUI-n sesi të besuarit e saj shpallen non grata nga DASH, por që kursehen krokodilët e mëdhenj brenda qeverisë Dhimo për arsye që ata i dinë vetë.
Megjithatë, me këtë non grata DUI mori goditjen e parë para zgjedhjeve të parakohëshme, ku Ali Ahmeti e ka të vështirë ta drejtojë në det të hapur anijen e shpuar nga minjtë e saj e cila do të fundoset shumë shpejt, nëse nuk do të ndodhin çudira nga ana e premierit Dhimo, i cili nuk do ta linte të mbytej por do ta tërhiqte deri në breg me rimorkion e qeverisë anijen e përmbytur të kapitenit Ali, pasi ata kanë marrëveshje të fshehta mes tyre.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/06/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk