GRENELL TË MERET ME PUNËT E VETA DHE TA LËRË KOSOVËN TË QETË

14
Aug
2025
Nga: Agim Aliçkaj

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

It’s time for Richard Grenell to mind his own business and leave Kosova alone.
Në intervistën e tij të fundit, Grenell u përpoq më kot ta mbulonte animin e tij kah Serbia, me disa fjalë të mira si “nuk ka kthim prapa dhe nuk ka korrigjim kufijsh”. Deklarata e tij se “njohja reciproke është e panevojshme dhe qesharake” tregon fytyrën e tij të vërtetë.
Kjo deklaratë e Grenell do të ishte vërtet qesharake, nëse nuk do të ishte e rrezikshme për Kosovën dhe paqen në Ballkan. Është e ngjashme me “Ballkanin e hapur” të një tjetër pro-serbi, Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Kjo siguron dominimin e Serbisë dhe mosnjohjen e përhershme të Kosovës. Liria dhe shteti i fituar me rezistencë shekullore, luftë dhe gjak dorëzohen në tavolinë…
Zhbllokimi i konstituimit të parlamentit nga opozita dhe formimi i një qeverie nga fituesi i zgjedhjeve, kryeministri në detyrë Albin Kurti , do ta ndihmonte shumë Kosovën që të merrej në konsideratë pozitive nga Presidenti Trump. Ai preferon udhëheqës me karakter të fortë që mbrojnë vendin e tyre si Z. Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.
Përndryshe, është koha e fundit që partitë të bien dakord të shkojnë menjëherë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Le të vendosë populli i Kosovës se kush meriton të qeverisë.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 14/08/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk