Shkruan: Medai Shaholli
(qyfyre bulevardi)
Në një nga sheshet e Belgjikës qëndron prej kohësh ky monument i grushtit të hekurt që sindikalistët belgë e kanë ngritur si simbol të bashkimit të tyre.
Me ta parë injoranca jonë këtë foto që thoni ju more shokë, do thonë pu pu more ç’po na shohin sytë, Belgjika si qendra e BE-së, paska ngritur këto simbole të komunizmit që ne i kem shebur tri dekada më parë.
Çfarë komuniste e thekur qënka?
Ndërsa injoranca jonë në ‘drzhavën Severna’ nuk çuditet me simbolet e komunizmit jugosllav që qëndrojnë si merimanga mbi rrugët dhe sheshet apo në shkollat e qyteteve tona ku emri i druzhe Titos dhe i shumë ish udhëheqësve komunistë jugosllavë qëndrojnë të paprekur dhe shëndoshë e mirë gjithandej.
Po kjo injorancë hileqare nuk reagoi as nuk i hoqi qafe ato simbolet e komunizmit nga dokumentet e identifikimit si stema e Republikës, pasaportat, letërnjoftimet dhe certifikatat e lindjes mbi të cilat qëndronte ‘ylli komunist’ të paktën deri në vitet 2010/2011, ndërkohë që plaku Mere në Shqipëri kishte hequr ‘yllin komunist’ dhe po ndërsente injorancën tonë që ta fshijnë atë simbol të së keqes në ‘drzhavën Severna’, megjithëse atje bëhesh luftë për flamur!
Injoranca jonë në bashlëpunim me partiçkat tona e hoqi ‘yllin komunist’ nga flamuri kombëtar pas rekomandimit të njerkës Shqipëri nën udhëheqjen e plakut Mere, por ‘yllin komunist jugosllav’ nga dokumentet e identifikimit nuk e hoqi por e mbajti të paprekur edhe për dy dekada të tjera rresht si ‘simbol dashurie ndaj Severnës’ se janë simbole të shtetit dhe nuk preken!
Ky monument metalik për fat të mirë i ka shpëtuar syrit të mprehtë të shokut Sali, i cili gjatë vajtje-ardhjeve në Bruksel ‘në kohën e tij të artë’, ka huqur rastin për ta parë nga afër atë ‘ngrehinë rrangallë si mbeturinë e komunizmit belg, pasi ajo ringjall kujtime të hidhuna e vujtet tona nën diktaturë’, do thoshte ai, me ç’rast ky ‘grusht i hekur’ do t’ia prishte humorin plakut Mere me zyrtarët e BE-së atë ditë.
Ky monument i hekurt paraqet grushtin e forcës dhe të bashkimit sindikalist, ku reformat sociale që nga LDB e deri më sot që ka njohur shteti belg mbajnë pikërisht vulën e luftës për të drejta sociale dhe humane të sindikalistëve më të fuqishëm belgë në vend siç është FGTB.
Rruga që kalon pranë aeroportit të Brukselit mund të kishte një vizitor të rrallë si plaku Mere, por për fat të mirë që nuk e parë atë ‘grusht metalik’ se po ta shihte do kthehej në Tiranë dhe do e akuzonte të gjatin se ‘komonistat e Brukselit edhe Edvini jan bam bashk kundër Shqipnis e po mbjellin grushta komonistash në zemër të BE-së’!
Që thoni ju more shokë, duke e parë atë ‘grusht komunist’ njëlloj do kishin reaguar edhe këta rrufjanët e ‘Severnës’ do sajonin diçka nga pretekstet e tyre për bllokimin e vazhdueshëm të Brukselit ndaj ‘Severnës’ qoftë nga vetoja bullgare apo nga tekat e tyre, me një arsyetim banal duke na dhënë sihariqin e madh për opinion se ‘BE-ja qenka komuniste dhe se ne ‘borgjezët e ballkanit’ nuk na pranon në gjirin e saj’!
Ndërkohë plaku Mere do të largohet nga kjo botë me sedrën e tij të sëmurë me pengun që nuk bëri më shumë për demokracinë, ‘si ylli që shëmbi komunizmin në Shqipëri’ dhe të tjera ‘merita’ që ai ia atribuoi vetes.
Ndërsa grushti i hekurt për sindikalistët belgë do të vazhdojë të qëndrojë ‘shëndoshë e mirë’ në dekadat dhe vitet që do të vijnë përkundër egërsisë së plakut Mere si ish komunisti i thekur të transformuar në antikomunist të harbuar!
Deri në rrëfenjën e radhës mirëmbetshi!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!