Guximi dhe këmbëngulësia që u shpagua

15
Jan
2024
Shkruan: Ramazan Bekteshi


Kurti, përball ka një opozite dinake, pa principe pune dhe jo produktive, që gjatë sundimit të saj i ka sjell vendit tradhti, fatkeqësi dhe plaçkitje masive. Ata s’i beson më pazari.
Kurti, përball ka disa mediume shpifëse e propaganduese, që e bëjnë këtë gjthëmonë në emër të fjalës së lirë ku narracioni dhe kryefjala e tyre nuk është hasmi që kërcënon Kosovën por kritika për atë që mbron Kosovën.
Kurti, përball ka një KM shqiptar që haptas është në anën e armikut, me drafte, deklarata e vepra, ai kurrë se kritikoi Vuçiqin por vazhdimisht Kurtin, ai mbetet njeriu më i rrezikshëm i Kosovës.
Kurti, përball ka bandat e veriut që kjo opozitë i ka rrit, i ka fuqizuar, i ka bë të pasur e të paprekshëm, por ja që qeveria Kurti i ka fut në birë të miut.
Kurti, ka përball grupet terroriste “Brigada e veriut”, dhe “Mbrojtja Civile”, priftërinjtë dhe kishat serbe ku fshihet arsenali luftarak, e bëhen plane ogurzeza.
Përball kishte ambasadorin rus që vinte afër kufirit dhe kërcënonte nga toka, derisa në ajër MiG-ët e tij dhe Vuçiqit kërcënonin Kosovën.
Kurti përball ka një parlament që ia han “qershiat” pa pjek, derisa ndonjë bashkë partiak ia pin duhanin fshehtas, ka prej atyre që vajtonë se Kurti na prishi me aleatet, se “Kurti i shtyp serbet në veri si dikur Millosheviqi shqiptarët”, se Kurti e shpif rrezikun dhe luftën në veri, sepse atje gjoja s’paska rrezik, sepse është KFOR-i, se Kurti na i vonoi vizat, ofshan opozita.
Kurti kishte përball alternativat e Escobarit, kishte Borrelin dhe Lajçakun, që haptas ishin kundër Kurtit dhe ne përkrahje të Vuçiqit, derisa huliganët serb sulmonin KFOR-in i viheshin sanksione padrejtësisht Kosovës. Por, opozita në vend se të denonconte Vuçiqin, ajo shante Kurtin se na solli sanksione.
Po, pranë te gjithë këtyre pengesave të panumërta hileqare, Kurti doli fitimtar në veri, duke zmbrapsur agresionin paramilitar serb, duke zvogëluar kontrabandën, duke ndaluar kultivimin e substancave narkotike, duke ndaluar prodhimin e kripto-monedhave, duke krijuar siguri për të gjithë qytetarët në veri, duke zëvendësuar targat ilegale me të shtetit të Kosovës, duke nis faturimi i rrymës për herë të parë në veri, duke konfiskuar vilën multimilionshe dhe barkën e paramilitarit Radojçiq që e sundonte dhe e shqetesonte veriun dhe liqenin e Ujmanit me vite, tani veriu frymon në Kosovë.
Para gjithë këtyre ndodhive të fundit, Kurti më herët e vuri nën kontroll edhe një enklavë tjetër serbe, atë të Shtërpcës që qeveritarët e Listës serbe së bashku me ish qeveritarët tanë jo vetëm që kishin lejuar të masakrohej parku nacional i Kosovës, Brezovica, por kishin vjedh milionat me leje ilegale duke e betonizuar Sharrin. Kryetari i Shtërpcës nga Lista serbe me bashkëpunëtorë tani janë në burg, falë qeverisë Kurti.
Me Kurtin, shteti në Veri e shtrin sovranitetin si asnjëherë më parë, edhe pranë aq shume pengesave që përballet, me ata që deshën ta falin veriun dhe që bashkëpunuan ngusht me bandat atje.
Tani opozita mund ta urrej Kurtin por meritat s’ia merr dot, sepse veriun që deshi ta tregtoj ajo, Kurti ia ktheu sovranitetin dhe populli është falenderues.
Sot, opozita përball Kurtit duket e mjerë, si një grindavece, që shan, mallkon, e nëm ditë e natë, por e pafuqishme dhe e kapitulluar.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 15/01/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk