Ka nevojë për shikime e intervenime të shpeshta mjekësore, babi është 87 vjecar; asnjë mjek, asnjë ordinancë e asnjë laborator, deri më sot, nuk më dha, vullnetarisht, asnjë kupon fiskal, hiq asnjë.
Më duhej ta kërkoja nga mjeku milioner kuponin fiskal (nga doktori, siq po kanë dëshirë me i quajt këta njerëz tani!?). Më duhej ta lusja mjekun milioner e të bëhem i vogël si miu, që ta bindja të ma ipte nje kupon fiskal! Sa e lodhshme kjo bisedë e ky komunikim që ishte për mua, sa energjinë e humbja, o zot, o zot!
Me kqyrshin si dreqin, me plot inat; si milicn e Serbisë. E sa fort pritonin të ma japin kuponin fiskal këta milonerë. E pse? Thjeshtë, sepse dua që ta ndihmojë arkën e Republikës së Kosovës, ashtu siq e bëjmë në Norvegji norvegjezët.
Të dashur lexues,
A e dini se arka e shtetit norvegjez, pra mirëqenja e shtetit norvegjez, nuk vjen nga nafta siq e mendojnë shumica. Rreth 70-75% e buxhetit total të Norvegjisë financohet direkt nga taksat që paguajnë qytetarët dhe bizneset që nuk janë të lidhura hiq me naftën.
Mjekësia në Kosovë është dehumanizuar tërsisht; materializëm i egër dhe primitiv: thjeshtë janë fabrika për përfitim të parave; duke filluar që nga ordinancat dhe laboratoret e thjeshta; një ndër varfëruesit më të mëdhenjë të pasurisë së Kosovës sonë të dashur, është mjeku, pra “doktori”, siq po kan merak me i thirrë pacientët e shkretë.
Dhe ky mjek milioner qohet e ankohet për drita, për ujë, për shërbime jo të mira në spitalet publike, për shkollim jocilësor etj. etj.
Kur mjeku vjedhë shtetin, kur intelektuali plackitë Kosovën, cfarë të presim nga shitësit e djathit e të gështenjave? Cfarë të presim nga dyqangjitë e qarshisë së gjatë në Pejë, nga dyqanet nëpër Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Gjilan e Gjakovë?
Hë folni!
Edhe Norvegjisë me ja lëshu këta mjekë, keto media dezinformative e këta dyqangji, e qesin “n’dy gjunjë” për 6 muaj, lërë më Kosovën e shkretë të plackitur, të vjedhur e të sakatuar për më shumë se 20 vjet rresht.
Ky vend i mirë, Kosova jonë e dashtun, ka nevojë edhe për 700 Albina!
Dehumanizim i mjekësisë!
Dekadencë në mentalitetin kolektiv!
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!