Halli i trampit, grenelit dhe thaçit me drejtësinë!

21
Jan
2023

Shkruan: Genta Petro Kaloçi
Tani dolën në skenë përgjimet, gazetari në tiranë, greneli, thaçi, trampi me Smithin në Amerikë.
Çmund të kenë të përbashkët këta individë me nj tj e kundra drejtësisë?!
Mesa dujet këta u bënë palë të çonin përpara axhendat personale dhe bizneseve të përbashkëta në dëm të planit e interesave filoserboruse në tërësi të shtetit politikës dhe dipllomacisë amerikane. Hallin e tyre personal të bizneseve marrëveshjeve me rusinë përballë drejtësisë amerikane mundohen ta përcjellin si diçka personale përplasje pakënaqësish egosh të punonjësve të sistemit të drejtësisë amerikane dhe të hagës për të mbrojtur veten.
Ndërkohë që sa ishin në pushtet u dhanë firmë e vulë të vepronin (në rastin e smith), ndërsa tani që kanë dalë gjurmë fakte se kanë pasur gisht në shkelje flagrante kundër interesit e shtetit amerikan me marrveshje, kontrata, bisedime, premtime, lobingje, llogari, pagesa hedhin akuza qesharake me përgjime shantazhe të paqëna e të pavlera.
Më hollësisht analizojmë më poshtë;
Kryetitulli, grenel “mëson” për përgjimet e një agjenti të cia-s nga një gazetar i rrangut të fundit në tiranë”, ky punonte në shpinë e bardhë dhe i fali gjysmën e kosovës serbisë.
Ky lajmë ofendon në vetvete CIA-n administratën dhe shtëpinë bardhë se del që një i papunë si grenel dhe një pseudogazetar shqipfolës do shpëtojnë shtetin amerikan me një përgjim të diskutueshëm për nga vlera dhe origjinaliteti i tij nga drejtësia amerikane që ka filluar ti hetojë ata si shkaktarët e këtij rrënimi amerikan.
Nuk ka sens. Megjithatë vazhdojmë më tej, tani që ngeli pa punë (deklarimet e veta) dhe tramp-it u janë hapur fronte lufte me drejtësinë për dosjen e dokumentave sekrete me rusinë, pagesa të dyshimta, biznese personale me kinën, puçin e shtetit të 6janarit, mashtrimet fiskale etj na del grenel në tiranë e rajon i cili kërkon të godasi prokurorin special smith nëpërmjet thaçit në haqë të cilin e çuan amerikanët edhe para administratës së trampit. Amerika nuk filloi e mbaroi me trampin e grenelin. Por, meqë ka luajtur mendsh trampi duke e sulmuar në rrjete sociale me fjalor, banal, vulgar, shantazhues, kërcënues, ofendues i dridhur nga frika e ligjit të njëjtën lojë e vazhdon i papuni grenel edhe jashtë kufijve të shtetit amerikan. Sipas të dhënave mediatike tramp ka mbi 3000-3500 çështje gjyqsore, ndërkoh që çdo ditë muajve të fundit ka humbur mbi 100 çështje ligjore kundër individëve, shtetit.
Vendimet e fundit janë gjyqi kundër H. Klinton, të cilës duhet ti paguajë shpenzimet gjyqsore 1milion dollarë, tjetër vendim, drejtori i organizatës tramp u dënua me 5muaj burg, pranoi fajësinë për 15 akuza në evazion fiskal me gjobë financiare 1,7milion në b/punim me drejtësinë duke drejtuar me gisht Trampin si kokën e krimit financiar.
Trampi është në një fazë tmerri dhe nënpunësi i tij Grenel vjen vërdallë i papunë dhe çuditërisht mëson info/intel nga gazetari i rrangut të tretë për të shpëtuar padronin nga opinioni publik në rajonin filorusoserb. Pyetja që ngrihet është, ku ishte Grenel kur firmosën për Smith si prokuror special në Hagë/2018ën? sepse Grenel ishte i caktuar me karrige të veçantë pikërisht për rajonin ngjitur zyrës së Trampit.
Përse nuk bëri punën siç duhej kur ishte në zyrë dhe nuk i kishte mbledhur këto gjoja të dhëna/përgjime nga ky gazetar gjatë periudhës së postit të tij në shpinë e bardhë?
Ky pretendon se e ka bërë siç duhej, atëherë përse ky info/përgjim nuk ishte në cia, zyrën e grenelit, të trampit gjatë viteve në pushtet e të përdorej siç duhej në atë periudhë brenda kornizave shtetërore, por e përdor pikërisht tani që nuk është më në Hagë, përveçse si shantazh?
Sidomos në momentin/ditën që shba shpall organizatë kriminale grupin militar wagner?
Në fakt ky shantazh nuk qëndron në aspektin llogjik, juridik e institucional, sepse nëse e marrim se do të ishte i vërtetë e me vlerë, atëherë si një shtet me agjenturën më të fortë në borë do duhej ta kishte e përdorte në momentin e duhur pikërisht në emërimin e Smith në 2018, pikërisht kur Tramp ishte në kulmin e mbretërimit të tij. Por siç duken bathët, ngaqë nuk po merr frymë nga vendimet gjyqësore kundër vetes, familjes, bizneseve e b/puntorëve e meqë nuk kishin ç’ti bënin kur ishte në Hagë, por tani s’kanë e s’dinë ç’të bëjnë dhe shpikin pseudopërgjime për ta sulmuar personalisht. me një çështje që s’pi më ujë se ai nuk është më në Hagë. Shantazhin e përdorin si shashkë tymuese për fitim kohe, turbullirë të opinionit publik dhe për të mbuluar gabimet e tyre trashanike.
Përse Grenel donte thaçin që ti mbaronte punë serbisë me ndarjen e kosovës dhe përse vajton tani për thaçin me frikën se i përndiqet shefi për dosjen me rusinë dhe puçin në amerikë?
Përse nuk foli Grenel kundra smith gjatë viteve që punonte në Hagë, por u kujtua pasi u largua me sukses e me ngritje në detyrë dhe për këtë ngritje kontribuan institucionet amerikane me firmat e tyre?
Përse grenel, thaçi, trampi, salikmonedlulush shpk mbajnë shpresën te përgjimi i dyshimtë i pa vlerë i pseudogazetarit që gjoja paska përgjuar agjentin e cia-s (çfarë agjenti paska qënë ai që i ka thënë këto gazetarit pa e ditur se përgjohet e pa një qëllim të dytë)?
Del se ky, gazetari ja paska hedhur agjentit (paska dalë më i fortë se një cia, dhe kush çiraku i salikmonës, pastaj hajde mos të gajasesh me këta), agjensisë dhe u kujtuan pas kaq vitesh pikërisht tani që është në rrezik tramp e jo thaçi që ka vite në birucë?
Këto janë akuza të rënda për mashtrim e shpifje që rrezikojnë jo vetëm trampin, por edhe grenel me shokë e pseudogazetarë e pseudopërgjime të këtij lloji.
Mesa duket grenel nuk ka dalë për të shpëtuar vetëm trampin, por edhe veten kundra drejtësisë që po mundohet të vendosi DJ amerikan.
I urojmë të shkuara treshes trampi grenel thaçi me shokë në rajon se mesa duket nuk e kanë të qetë jetën në vazhdim. Halle pa fund, shpëtim nuk duket në horizont, përndryshe një fund i tmerrshëm që vjen nga matanë oqeanit.
Epilogun e bukur e dha edhe një gazetar amerikan se “Guantanamo është i vogël për ti burgosur të gjithë politikanët shqiptarë”. Ky është një lajm i mirë se vërtetë ai thotë se mund ti shpëtojnë guantanamos për mungesë birucash, por ai nuk thotë se do i shpëtojnë burgjeve të vendit e rajonit.
Shpresa e tyre e fundit është të mos ekstradohen, të destabilizojnë vendin nëpërmjet rusisë/serbisë/wagner (që sapo u shpall organizatë kriminale) dhe të fitojnë kohë kundra drejtësisë në vend.
Ndërsa në amerikë presin akuzat penale ndaj trampit kompani në tiranë e rajon dridhen nga tërmeti i uashingtonit që po u sjell çunamin përfundimtar të tranzicionit kriminal. Nëse trampi dënohet ose jo, nëse shpëton me tërheqje (ose vendim gjykate për të mos kandiduar sërish për president) e ca gjoba administrative nuk na intereson edhe aq shumë në vetvete se, fundja dy duar për një kokë janë, e trampi do shpëtojë të tijën para çirakëve të tij në tiranë e rajon. Prandaj e rëndësishme është mesazhi dhe preçedenti që do të përcjellë drejtësia amerikane në vend e në botë nëpërmjet shembullit Tramp co dhe nëpërmjet tyre goditja që do të pësojnë politika në tiranë prishtinë shkup podgoricë beograd deri në rusi.
Kjo është çështja!
Cilat do jenë hapat që do godasin majtas që t’u dhëmbi djathtas e anasjelltas. Fundja kjo është loja politikodipllomatike e shteteve të rangut amerikan. Atyre nuk u intereson nëse politika shqiptare vret, vjedh, mashtron shtetasit e saj, mjafton këto politika në rajon mos të fusin duart në xhepin dhe interesin amerikan, këtu nuk përflitet për biznesin familjar të trampit, putin me shokë, por për marrëveshje e politika që cënojnë potencialin e influencave amerikane në botë.
Nëse aty ndërhyn duhet të paguash! Kaq e thjeshtë!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk