Deklarata e ditës
HAPNI DOSJET!
ARKIVAT E SHËRBIMEVE SEKRETE TË BEOGRADIT DHE MOSKËS JANË PËRPLOT ME DOSJE TË PATRIOTËVE TË RREJSHËM SHQIPFOLËS
Si dhe nga kush është luftuar nacionalizmi shqiptar në emër të atdhetarizmit të rrejshëm, përmes shërbimeve sekrete të Serbisë rusomadhe? Këtë nuk mund ta dinë më mirë se vetë ata që e kanë përjetuar këtë torturë nga politika dhe pushtet i kontrolluar nga agjenturat serbe-jugosllave, greke dhe serbo-ruse, në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe qendra të tjera shqiptare.
SITUATA ËSHTË MË ALARMANTE SE SA MENDOHET DHE PASOJAT JANË TEPËR SHQETËSUESE, PËR TË SOTMEN DHE TË ARDHMEN E KOMBIT SHQIPTAR
“Një dokument i klasifikuar i CIA-së, i cili përmban informacione të detajuara për bashkëpunëtorët e UDB-së, të cilët janë rekrutuar në burgjet e Jugosllavisë e më vonë edhe të Serbisë, e të cilët kanë mbajtur dhe mbajnë pozita të larta në institucionet shtetërore, po del të jetë shqetësues për SHBA-në dhe partnerët e saj.
Raporti sqaron se si UDB-ja kishte arritur të komprometojë dhe më pas të rekrutojë disa të burgosur politik e të cilët dyshohet se akoma janë të detyruar t’u shërbejnë strukturave të sigurisë së Serbisë.
Në raport, po ashtu shprehen dyshime se strukturat e sigurisë së Serbisë kanë arritur të depërtojnë edhe në institucionet e veçanta të sigurisë të Republikës së Kosovës.
Inteligjenca e SHBA-së, përmes këtij raporti i ka alarmuar institucionet e veçanta të Republikës së Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, për ngritjen e vigjilencës edhe për këto kategori.
(8 prill 2024)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!