HASHIM THAÇI – KOMPROMETUES I PROGRAMUAR I UÇK-së (?)

30
Sep
2025
Shkruan: Miran Kelmendi


Hashimi ishte i penetruar nga agjenturat armiqësore, RDB-ja serbe dhe DGSE-ja franceze, për të bërë komplote në LPK dhe UÇK

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Dëshmitari i sotëm, anglezi John Stewart Duncan, atëherë këshilltar i Komandantit të Aleancës së NATO-s, gjeneralit Wesley Clark, u vu në siklet kur iu prezantua një video që përmbante rrëfimin e Hashim Thaçit, i cili përpiqej ta arsyetonte ndërhyrjen e fundit për ndryshimin e emrit të nënshkruesit të marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, të datës 19 qershor 1999. Pra, NATO kishte vendosur të bënte marrëveshje me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Agim Çeku, dhe ai duhej ta firmoste marrëveshjen. Por, ndërhyn Hashim Thaçi, ndryshon emrin e Agimit me emrin e tij dhe firmosi marrëveshjen duke u prezantuar veten me titull: “kryekomandant i përgjithëm i UÇK-së”.
Në vazhdim, prokurori i ZPS-së prezantoi edhe faksimile të dokumenteve të tjera, ndër to një i datës 10 gusht 1999 / Nr. Prot 01-31/99. Edhe këtë dokument e kishte firmosur Hashim Thaçi duke u prezantuar si kryekomandant i përgjithshëm i UÇK-së, duke e shoqëruar me vulë të kompiluar të UÇK-së dhe me nënshkrimin e tij (analfabetik). Prokurori, pasi ia paraqiti këto faksimile, e pyeti dëshmitarin: “A e dini se Hashim Thaçi e ka përdorur këtë titull edhe në dokumente të tjera?” Dëshmitari Duncan, i vënë në siklet, u përgjigj: “Jo, nuk kishte pse ta përdorte, në fakt.” \[Cituar sipas përkthimit në shqip, edhe pse seanca po zhvillohet në gjuhën angleze].
Keqardhje për avokatët e Hashimit, të angazhuar për të gjetur dëshmitarë që do ta bindnin trupin gjykues se Hashimi nuk kishte asnjë rol komandues në UÇK, por që në seanca po përballen edhe me momente skandaloze, sepse dëshmitarët po ballafaqohen me “fakte” dhe nuk po arrijnë ta thonë të vërtetën: që Hashimi ishte i penetruar nga agjenturat armiqësore, RDB-ja serbe dhe DGSE-ja franceze, për të bërë komplote në LPK dhe UÇK. Prandaj ka simuluar edhe titullin e kryekomandantit të përgjithshëm të UÇK-së. Edhe më shumë keqardhje për UÇK-në, e cila po komprometohet, ndonjëherë edhe në mënyrë qesharake, nga një marionetë e agjenturave armiqësore, të cilin disa pisa vazhdojnë ta prezantojnë si lider të UÇK-së, edhe pse në fakt e dinë se Hashimi nuk ishte. Ndërsa ata që i bëjnë tifozëri Thaçit si lider i UÇK-së, sepse nuk kishin informacion për të vërtetën e hidhur, edhe mund të arsyetohen – por jo përherë. Për tifozët debilë mjafton keqardhja.
PS.
Fatkeqësisht, Hashim Thaçi gjithmonë ka ndërhyrë dhe është katapultuar e penetruar, si në rastin e prezantuar sot, ashtu edhe në Rambuje në shkurt 1999, në Kuvend kur lexoi Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008 (e cila nuk i takonte atij ta lexonte), si dhe në penetrimin në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së. Etj., etj.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/09/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk