“Helenizimi” si Konstrukt Ideologjik Evropian -me rrënjë të lashta…!

08
Jul
2025
Shkruan: Studjuesi : Kol Marku

“Helenizimi” si Konstrukt Ideologjik Evropian -me rrënjë të lashta-: Sakrifikimi i elementit autokton Pellazg (Epiriot),Ilir, Thrak dhe Etrusk në favor të antikitetit Helen.

____
Shenim: 1).Të nderuar lexues !
Atje ku do të lexoni termat Greqi e lashtë apo gjuhë greke e lashtë,apo greqishte homemerike etj., duhet të mendohet se termi Grek u përdor nga studiuesit Evropian vetëm në shek.19-të.
2).Kjo pjese është një përmbledhje e shkeputur nga libri i pabotuar
akoma me Titull: “Pellasgët I “- 2025 (Autor: Kol Marku).
______
Nga studimet historike, arkeologjike dhe gjuhësore, del qartë se proçesi i helenizimit, i konceptuar si një bashkim etnik dhe kulturor i popullsive të Egjeut dhe Ballkanit në një “botë helene”, ka qenë një konstrukt ideologjik dhe politik Evropian i vonëm i shekujve të XIX-XX, por që e ka marrë frymzimin që në antikitet. Ky proçes, duke filluar pjesërisht mitologjikisht nga shekulli VIII-VII p.e.s., e u bë më pas, fakt i kryer, veçanërisht me mitin e Helenit të rremë të përpunuar dhe ndëthurur gjërësisht nga Apollodori në shekullin II p.e.s.,me qellim për të mundësuar dhe realizuar venjën në funksion të unifikimit të gjuhës helene “Koinë” në krijuar në shek.III p.e.s.,e krijuar pikërisht me qëllimin dhe synonin që të unifikojë diakektet dhe kulturat e ndryshme autoktone të rajonit në një identitet të sajuar helen – duke sakrifikuar kështu etnicitetin e vërtetë të popullit autokton pellazg, dhe për pasojë dhe ate epirot, ilir, thrak, etrusk etj.¹
Çdo fis i ndarë kulturorisht dhe dialektalisht, por me prejardhje të përbashkët pellazge, u asimilua në këtë prespektivë të re “helenike”. Pushtimi romak i Ballkanit dhe Greqisë në shek. II-I p.e.s. përforcoi më tej këtë model, duke filluar që të identifikojë veten me arritjet kulturore të qytete-shteteve të lashtë të Egjeut.²
Alfabeti, që sot quhet “helen”, ishte fillimisht pellazg. Sipas Diodorit të Sicilisë, pellazgët përdornin shkrimin shekuj përpara Kadmit, i cili, sipas mitologjisë, solli shkronjat nga Fenikia.³ Megjithatë, historia e mëvonshme ia atribuoi fenikasve dhe Kadmit themelimin e alfabetit, duke mohuar origjinën pellazge.
Po kështu, panteoni helen, i ndërtuar mbi mitologjinë dhe hyjnitë pellazge, u paraqit si produkt i civilizimit helen. Kur Romakët morën kontrollin e rajonit të Egjeut (që do të njihet më pas si Greqia), ata e përvetësuan këtë panteon si trashëgimi të vetë, duke anashkaluar kontributin e etruskëve dhe popujve të tjerë autoktonë të Italisë që kishin ndikuar ndjeshëm në kulturën dhe dijet e tyre.⁴
Pra, helenizimi nuk ka qenë thjesht një fenomen kulturor, por një rrugë ideologjike e ndërtuar mbi mohimin dhe zhdukjen e identiteteve autoktone pellazge, ilire, thrake, dardane dhe pellasgëve të Italisë së lashtë dhe të Azisë së Vogël.
Kritikë ndaj Autorëve Antikë dhe Modernë:
Apollodori (Bibliotheca, shek. II p.e.s.): Përmes mitit të Helenit, krijoi një ndërlidhje genealogjike të rreme midis fiseve të ndryshme të Egjeut dhe Ballkanit, duke i paraqitur si degëzime të një paraardhësi të përbashkët.⁵
Herodoti dhe Tukididi: ndonëse shpesh më të kujdesshëm, kanë ndihmuar për të ndërtuar narrativën e helenizimit duke përjashtuar elementin pellazg nga historia e qyteteve të vonshme greke.⁶
Historianë europianë të shek. XIX-XX (Grote, Finley, etj.): kanë projektuar mbi antikitetin një vizion eurocentrik, duke promovuar Greqinë si “djepin e civilizimit” dhe duke nënvlerësuar popujt e tjerë të Ballkanit dhe Italisë së lashtë.⁷
Përfundim:
Këto deformime historike nuk janë thjesht gabime të padijshme, por pjesë e një programi ideologjik të qartë që ka pasur për qëllim të krijojë një identitet kulturor që justifikonte dominimin politik e kulturor të periudhave të ndryshme, nga helenizmi deri te imperializmi romak dhe europian.

Fusnota:
¹ Apollodorus, Bibliotheca, II.1-4. ² M. Finley, The Greeks and Their Legacy (London: Chatto & Windus, 1981), 34-37. ³ Diodorus Siculus, Bibliotheca Historica, V.74. ⁴ G. Dennis, The Cities and Cemeteries of Etruria (London: John Murray, 1848), 102-110. ⁵ Apollodorus, Bibliotheca, I.7-9. ⁶ Herodotus, Histories, I.56; Thucydides, History of the Peloponnesian War, I.3. ⁷ George Grote, A History of Greece, vol. 1 (London: John Murray, 1846), 12-19.
———
Kol Marku
Itali 07.07.2025

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 08/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk