Helm je o Fevziu i “opinionit”.
Helm je o Fevziu me koken “e mbushur me shume floke e me shume mend”, mohon gjithcka te mire qe eshte shqipetare. Servilosesh tek ai qe te duket me i fuqishmi per momentin! Keshtu bere duke qene qe ne fillim si autoparlanti i “non-grates”, e tani perseri ne sherbim te gjarperinjve e te djajve! Ne veprimetarine tende, asgje nuk eshte ne ngritjen e ndjenjes dhe pergjegjesise kombetare, ne vleresimin e atedhetarizmit te shqipetareve, ne saje te te cileve ke mundesine te kakarisesh edhe ti ne ekranet televizive.
Ne nje bashkebisedim ne TV, fare qarte Albin Kurti i pergjigjet si nje burre i madh shteti provokimit dhe nenevleftesimit te Blendi Fevziut per kontributin dhe rrolin vendimetar te UCK-se ne clirimin e Kosoves. Kurti ja ben te qarte, shkurt, shkoqur, shqip, me atedhetarizem insinuates se Fevziut i cili kerkon t’ja veshe clirimin e Kosoves, vetem faktorit nderkombetar. Kurti e sqaron si shqipetar, kete tjeterin qe vetem flet shqip. se faktori nderkombetar nuk do te kishte nderhyre ne se nuk do te kishte mijera te rene si nga UCK-ja dhe nga rezistenca popullore Pas atyre mijera te vrareve, nderhyri faktori nderkombetar, dhe me poshte Kurti i thote gjakeprishurit qe kerkon te fshije si me gome gjakun e mijerave se ishte ndermarrje e perbashket, UCK dhe faktori nderkombetar qe e fituan luften.
Insistimi i Kurtit dhe vendosja ne renditje te paren te UCK-se dhe me pas faktorin nderkombetar, ne nje fjali te veteme paraqet te verteten e pamohueshme se ishte gjaku i shqipetareve se pari e pastaj edhe ndihma e huaj, e kjo shkaterron edhe mitin e rrejshem te opozites qe thote me parreshtur, se Kurti nuk e njeh dhe nuk e mbron UCK-ne. Degjojeni o daulle te shpuara te opeozites edhe njehere te verteten. Keshtu mbrohet liria, e jo me diversion termash, te thena vend e pa vend se “Liria ka emer” duke nenkuptuar vetem nje apo dy persona qe e pervetesuan emerin e UCK-se per karriere politike ne kohe paqe e per te zhvatur popullin e atedheun.
Po, pa as me te voglin diskutim, “Liria ka Emer”, e ai eshte emer eshte “Liria eshte gjaku i derdhu per te”, jo individet e mbetur gjalle, qofshin edhe ata heronj, qe kane vlerat e kontributin e tyre, per te cilat duhen respektuar e nderuar, por qe mbi ate gjak e sakrifice te mijera te tjereve nuk kan as edhe nje fije floku te drejte te hipin ne qafe te popullit, ta zhvatin, varferojne ate e te rrezikojne edhe vete ekzistencen e shtetit.
LIRIA NUK ESHTE PRONE PRIVATE E ASKUJT, E NUK MUND TE TJETERSOHET, NUK ESHTE ASPAK MONEDHE KEMBIMI NE CFAREDO SITUATE E KOHE QOFTE!nga
LUAN QEMAL BACI
10 Nentor 2025


Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!
