HEROI I GJALLË I KOSOVËS VETVENDOSJEDASHËSE

30
Dec
2024
Shkruan: Sali Kabashi


ALBIN KURTIN Hero e pat quajtur reporteri i famshëm i prestigjiozes së përditshme Libération të Parisit.
Ishte 11 dhjetori 2007. Asokohe Albin Kurti mbahej në arrest shtëpiak.
Marc Semo, në banesën e tij 60 metra katrorëshe, në katin e gjjashtë, kishte vënë re, një vegëltore për gjimnastikë, një kompjuter, qindra libra dhe Albin Kurtin që me një qeshur të gjerë i fliste atij se ishte i vetmi i burgosur politik në Kosovën e mbikqyrur nga OKB-ja.
Heroin e ri 32 vjeçar të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje të drejtuar nga ai, Libération, ia shfaqte publikut të saj të gjerë shumëmilionësh, si personazhin politik e si lëvizjen politike që çdo ditë rritej e që çdo ditë e më shumë po fitonte admirim e popullaritet.
Albin Kurti e Lëvizja Vetëvendosje përgjatë gati dy dekadash ka pasur shumë ndërskamca ndërkombëtare e pushtetore si dhe shpifje nga propaganda serbe, por edhe, sidomos nga pushteti e më vonë, edhe tash, nga opozita dikur aq keqqeveverisëse, keqdqashëse dhe korruptive.
Megjithatë ajo pas fitores furioze para katër vitesh i dha Kosovës hijeshinë e të qenmit shtet serioz, demokraci, republikë dhe tërësi e pacënuar territoriale.
Tash, Lëvizja Vetëvendosje me aleaten e saj, Lëvizjen Guxo, më 9 shkurt të vitit që po vjen, do të dalë para elektoratit kosovar ballëhapur e me bilansin e saj të shkëlqyeshëm qeverisës, e respektuar edhe në planin ndërkombëtar.
E panënshtruara Lëvizja Vetëvendosje mbetet gjithnjë e re, me vajzat, me gratë e me djemtë inteligjentë, të gjithë të dashuruar në Republikën dhe në idenë e ideologjinë e saj.
Fitorja do të jetë e sigurtë dhe më e lartë se sa mund të imagjinohjet. Dha atë do ta mësojmë e kremtojmë në mbrëmjen e 9 shkurtit 2025.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/12/2024

© 2016 - 2025 | DIPLOMACIA.dk