Heronjtë largohen, legjendat mbeten”!

26
Aug
2026
Shkruan: Bardhyl Hazizaj

Si sot, 25 gusht 1942, 84 vjet më pare u krijua gazeta “Zëri i Popullit”.Asnje Media nuk e kujton!
Gazeta Zeri Popullit ishte armë e fuqishme politike në duart e PKSH dhe shumë shpejt u bë gazeta më e dashur për popullin shqiptar! Sot kjo gazete nuk ekziston, se partia qe trashegoi pushterin e mbylli! Periudha e historisë që nga Ilirët e deri në ditën e sotme karakterizohet në radhë të parë në portretizimin e figurave me karakter të theksuar.Ndër figurat e personave të portretizuara në këtë etapë të historisë së popullit shqiptar kemi pare e dëgjuar për shume persona por gjurmë kane lënë 3 figura te shkelqyera: -1-Kryeheroi Ynë,Gjergj Kastrioti – Skënderbeu,që më 28 Nentori viti 1443 ngriti flamurin ne Keshtjellen e Krujes dhe udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë per 25 vjet.
-2- Ismail Qemali që më 28 Nëntor vitit 1912 ngriti Flamurin ne Vlorë e shpalli Pavarësinë.
-3-PKSH dhe Enver Hoxha që më 29 Nëntor vitit 1944 çliroi Shqipërinë përfundimisht nga pushtuesit fashistë e renditën Shqipërinë në anën e koalicionit më të madh antifashist boteror ate Sovjeto-Anglo-Amerikan ku jemi edhe sot! Historia duhet të shkruhet në përputhje me kushtet dhe rrethanat,dhe faktorin ndërkombëtar që të mësojmë nga e kaluara.
Harry Fultz, amerikani i famshem, shefi i zbulimit amerikan per Shqiperine, dhe i pregatitjes se diversanteve kunder regjimit komunist, ne nje radiogram drejtuar Uashingtonit me 1944, duke shprehur “simpatine” e tij per klasat e larta te shoqesise shqiptare, shkruan:“…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman … .përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance,varfërie dhe primitiviteti … Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar … ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës. Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë: a.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut: Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj. b.Bajraktarët, dhe kapedanët myslimanë të Matit, Dibrës,Lumës: Dinet,Elezët. c.Katolikët fashistë të Mirditës Shkodrës,Dukagjinit: Markagjonajt,Krujat, Bushatët, Çobat,Harapët. d.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandarmërisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar. Me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.(Dokumenti origjinal arkivi DASH: A. M 1211/16/ 875. 01/9-2244). (Nga Roland Luçi) ! ”
Kur kishim Enverin ishim të gjithë shqiptar! Në atë kohë, askush nuk shkruajti “për politikë e llogaritjet të gabuara të udhëheqjes,sepse të gjithë ishim bindur e po shihnim se vëndi po përparonte! Ata që nuk e kupotojnë rëndësinë e Enver Hoxhës nuk kuptojnë historinë e Shqipërisë. Epokat vlersohen nga armët që janë përdorur,mjetet dhe veglat e punës e të prodhmit! Envri zhduku analfabetizmin, semundjet shekullore,zhvilloi e mekanizoi bujqesinë,industrializoi vendin,prodhuam armet per mbrojtjen e atdheut,arsim e shendetesi falas,puna e jeta e siguruar!Ishim zot ne trohjet tona!
Sot politikan të lartë e drejtues institucionesh shtetërore, shajnë të kaluarë socialiste duke mohuar çdo gjë në mënyrë kategorike! Janë po këta politikanë që brënda 24 orëve ndërrojn 3 herë partitë duke kaluar sa në një anën në anën tjeter për 36 vjet ! Koha ecën,nuk qëndron në vend,ritmi i jetës na bënë të vrapojmë për të rezistuar e për të arritur qëllimin! Qytetarët janë të shqetësuar për situatën politike, të sigurise,për vatrat e zjarrit që shpërthejnë si dallgët e detit duke djegur pyjet e bjeshket !Atdheu është kthyer në çiflig i të huajve prandaj populli nuk reagon! Me keto qe po perjetojme tregon se na ka marre lumi si komb! Jemi kthyer në raja në Atdheun tonë! Qaj moj Shqipëri,ulëri moj e gjorë!
Tiranë më 25 Gusht 2026

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 26/08/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk