Heshtja e NATO-s/KFOR-it!…edhe Amerikës!

30
Dec
2022

Nga: Xhelil Arifi
Ka një çmenduri mediale dhe shtetnore në Serbi e cila propagandon kërcënim e fyerje për institucione e fytyra të randësishme ndrkombëtare,por edhe një konfrontim ushtarak me NATO-n!!
Barrikada dhe kërcënim me luftë një shteti/territori i cili mbrohet nga forcat e Aleancës Atlantike!
Deri para dy jave,emisarët amerikanë e evropianë,fluturonin sa në Prishtinë e sa në Beograd!
Këtyre ditëve kur situata po shkon drejt acarimit të mëtejmë në kufirin Kosovë-Serbi,ata janë zhdukur s’bashku me deklarimet e tyre të qarta ku dënohet me vendosmëri kjo sjellje e çmendur e Serbisë!
Dramë e madhe që po kërkon involvim të aktorëve të mëdhenj?!!
Sigurisht pas kulisave ,po zhvillohet një luftë e vërtetë diplomatike!
Atje ,ka mundësi po vendoset diçka ,dhe shpresoj atje të ketë edhe nga pala shqiptare të cilët po japin kontributin e tyre ,ardhmërisë së Kosovës.
Qetësi para një fortune!?Apo lufta vetëm se ka filluar!?Shenja të një lufte pak më indirekte është edhe burgosja e djeshme e një shqiptari në Bujanoc për kinse “terrorizëm”.
Në fakt ,ky arrestim është masë “reciprociteti”,arrestimit të serbëve të cilët akuzohen për akte terroriste dhe krimi në Kosovë.
PS:njoftohet se Pantiq në ndërkohë është liruar të mbrohet nga liria!

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 30/12/2022

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk