HIJET E HAGËS DHE HESHTJA NË PRISHTINË

24
Feb
2026
Shkruan: Vudi Xhymshiti
Historia e Kosovës nuk është një rrëfim heroik, por një dorëshkrim i përgjakur ku disa faqe mungojnë me qëllim. Përballë zhurmës së sotme, mendoj se duhet bërë pyetjet që pushteti i ka varrosur nën mermer dhe frikë.
Pse Ibrahim Rugova, dy herë radhazi, e quajti UÇK-në “dorë të zgjatur të Serbisë”?
A e dinte ai se pas emblemës fshihej një makinë eliminimi që po i priste krerët e vërtetë të lirisë për t’i zëvendësuar me hije?
Hashim Thaçi nuk erdhi në krye të UÇK-së si kërpudha pas shiut. Ai u instalua aty si produkt i një “Coup d’État” të heshtur, i rekrutuar dhe i mbështetur nga shërbimet sekrete franceze, ata që e bënë të pamundurën për ta ruajtur frymëmarrjen e Serbisë mbi Kosovë.
Pyetjet janë thika që e presin mjegullën:
Pse një udhëheqës “çlirimtar” do të ndalte luftën për çlirim e bashkim që ta siguroj nënshkrimin e një dokumenti i cili garantonte integritetin territorial të Serbisë mbi vendin e tij?
Pse një lider politik i një guerileje do të pajtohej me çarmatimin e plotë të shpresës së popullit të vet?
Si shpjegohet që Thaçi, sapo mori frenat e pushtetit, u dhuroi amnisti strukturave kriminale serbe, i vuri drynin institutit që dokumentonte gjenocidin serb, nënshkroi marrëveshje që çimentonin fuqinë e Serbisë brenda Kosovës?
Në teatrin e tij të përgjakur, ata që nuk i bindeshin makinerisë së tij u shpallën tradhtarë dhe u eliminuan. Patriotët shqiptarë që përbënin rrezik për Beogradin përfshirë aktivistët politik, politikanët, e gazetarët, çuditërisht përbënin rrezik edhe për Thaçin. Ata u vranë nëpër pritë, pas shpine, në emër të një lirie që po kthehej në diktaturë personale. Edhe vetë Presidenti Rugova nuk i shpëtoi këtij rrethi të zi, duke u bërë shënjestër e atentateve të urdhëruara nga skutat e pushtetit të Hashim Thaçit.
Sot, në Hagë, nuk po gjykohet lufta. Po gjykohet tradhtia e maskuar si meritë. Pse askush nuk guxon t’i bëjë këto pyetje?

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 24/02/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk