Himn për të Rënët

23
Jul
2025
Nga: Genc Sefa - Lushnja

Poezi e dytë nga cikli “Zëri që S’Pushon”

–
S’po shoh një varr – po shoh një flakë,
që digjet thellë në dheun tim,
një gjak që s’fle, por kërkon hak,
si rrufe në qiell, si shpatë në agim!
–
S’po shoh një emër – por një këngë,
që zë e gjëmon në shkëmb e re,
një shpirt që s’vdes, por ndez në dhëmbë
gjithë historinë – për ty, Atdhe.
–
S’po shoh një plumb – por një kambanë,
që bie në mal e zgjon Mëmëdhenë,
dhe në gjakun tënd që s’harrohet kurrë,
lexoj: “Liri jam unë – përjetë!”
–
S’po shoh një vdekje – por një dritë,
që çel nga varri si ylber;
ti nuk je tokë e shuar përditë,
je flamur i gjallë – në çdo zemër shqiptari
të vërtetë!
—
📜 Cikli poetik “Zëri që S’Pushon” vazhdon…
Faleminderit për ndalesën tuaj këtu,
për çdo ndjesi që ia besoni fjalës,
dhe për çdo zemër që rreh shqip.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 23/07/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk