HIMNI I KONGRESIT TË LUSHNJËS

21
Jan
2023

Nga: Genc Sefa-Lushnja

(Shkruar nga patrioti i shquar Ferit Vokopola, firmëtar i pavarësisë dhe një ndër organizatorët
e Kongresit Kombëtar të Lushnjës )

I
Shpresa humbi, atdheu ty po të thërret
Të shpëtosh nga kjo natë
Bëhu i zoti në do të rrosh në jetë
Armikut jepi datë.
(Refreni)
Shkrepi drita në Lushnjë, u lind një diell
Shqipëria lidhi besë.
Dëshmoi bota, dëshmuan yjet në qiell
Për ty, o i larti Kongres.
II.
Me sa humbet drejtësia
Aq shuhet shpresa jonë
Nuk pushtohet tokë e Kastriotit
Trimërinë e ka zakon.
III.
Në të varet shpresë e Kombit Shqiptar
Në statutin tënd të shtrenjtë
Çliro tokat e Shqipërisë sa më parë
Bashko atdheun e shenjtë.
IV.
Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut
Shkrepëtim të bjerë e flakë
Bëj detyrën që ke kundrejt atdheut,
Mos kurse as shpirt as gjak.
——————————————————————–
Sot në përvjetorin e 103 të mbajtjes së Kongresit Kombëtar të Lushnjës, përulemi me nderime, përpara veprës dhe sakrificës së paraardhësve tanë ,në shërbim të Atdheut e popullit shqiptar.
Zoti e bekoftë Shqipërinë ! 🦅🇦🇱

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 21/01/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk