Hipokrizia e një misioni!

07
Oct
2023
Shkruan: Medai Shaholli

(Pa dorashka)

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Misioni i KFOR-it dhe i Eulex-it në Kosovë sa vjen dhe më shumë po bëhet i njëanshëm, ku së fundmi u pa qartë më 24 shtator, se pas dështimit të misionit të pamundur të komandove terroriste çetnike në veri të vendit KFOR-i dhe Eulex-i i lanë të lirë terroristët e Vuçkos të tërhiqen pa i hyrë asnjë ferrë në këmbë.

Vendimi për t’i lënë të lirë kriminelët serb që të tërhiqen pa pasoja drejt Serbisë është vendim politik i lëshuar me ngut nga Brukseli, sipas një plani që nuk bëhet i njohur për publikun dhe që ka për qëllim ndarjen e më vonëshme të veriut nga Kosova.

Ushtarët e KFOR-it disa muaj më parë lejuan dhunën e protestuesve serbë mbi ta madje duke i plagosur shumë nga ata por që në fund, për dhunën e ushtruar ndaj ustarëve të KFOR-it nuk u ndëshkuan serbët por Kosova, që sipas ndërkombëtarëve dhe serbofilëve në Bruksel ishte qeveria e Kurti ajo që kish provokuar serbët lokal në veri me dërgimin e policisë speciale atje.

Kjo është hipokrizi ndaj një shteti të pavarur ku ndërkombëtarët luajnë me dy standarde.
Në njërën anë shumica e europianëve e njohin pavarësinë e Kosovës, ndërsa në anën tjtër dërgojnë forcat ndërkombëtare të KFOR-it dhe Eulex-it që thonë se janë neutrale ndaj statutit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Dhe kjo bëhet me qëllim, si një fakt i kryer tashmë, për t’i shpërblyer çetnikët e Beogradit përmes akordimit të ‘Zajednicës’ me kompetenca ekzekutive, si një ‘Republika Srpska’ për serbët e veriut në të ardhmen e afërt.

Kjo është loja e ndyrë e një misioni ndërkombëtar që po lë një shije të zbarët te injoranca dhe te të gjitha ata banalistë dhe zagarë të Beogradit që betoheshin para lufte nëpër konferenca shtypi se në BE do të hyjmë me laps në dorë.

Qeveria Kurti ka për detyrë ta informojë publikun e gjerë dhe gjithë shqiptarët se ndërkombëtarët kërkojnë që ta pranojmë ‘Zajednicën’ me kompetenca ekzekutive apo si asociacion të komunave me shumicë serbe pa kompetenca ekzekutive, që nuk cënon rendin kushtetues dhe integritetin territorial të Kosovës.

Ndaj, shqiptarët e Kosovës duhet të vendosin me referendum për ‘asociacionin si urdhër i prerë i ndërkombëtarëve’ nëse do ta pranojnë opsionin e parë që shpall ‘Republika Srpskën,’ brenda Kosovës apo do ta hedhin poshtë si ‘urdhër propozim’ antishqiptar që cënon rëndë integritetin territorial dhe ndarjen e Kosovës.

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 07/10/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk