25.12.2024
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Sonte në mbrëmje gjith bota perendimore do të mblidhet nëpër kisha, dhe nesër nëpër familjet e tyre për të festuar lindjen e Jezu Krishtit (Isait)- Krishtlindjen.
Por asnjëherë si më parë kjo festë të cilën Krishtërimi Roman e përdori për të zëvendësuar ditën në të cilën festohej solstici dimëror, nuk ka qënë kaq më e errët dhe kaq hipokrite sesa sot.
Sot ku vëndi në të cilin lindi Juzusi (Isai), po i njëjti popull që i propozoi romakëve kryqëzimin e tij, sot po ai popull, jo vetëm që e ka pushtuar vendlindjen e Jezusit – Betlehemin, por që prej një viti, me ndihmën e gjith perëndimit të krishterë dhe me heshtjen e gjith lindjes së mesme arabe, po masakron, vret e terrorizon në emër të Zionizmit shtetëror izraelit, popullin e Jezusit (Isait), palestinezët.
Dhe i gjithë ky terror, masakrim e genocid ndaj grave e fëmijevë në Gaza, po bëhet në emër të vlerave të krishtera perendimore, pasi këto vende mbështesin shtetin terrorist të Izraelit, si “demokracia” e vetme në lindjen e mesme.
Në vitin që po lëmë pas është bërë e qartë tashmë edhe për mendiet më naïve dhe më të cekëta se, ato që reklamohen si “vlera perendimore”, janë thjesht vetëm slogane marketingu që përdoren për të kamufluar brutalitetin e pa shoq me të cilin ky perëndimi i “vlerave” po përpiqet që të sundojë dhe nënshtrojë botën sipas vullnetit të vet.
Duke transmetuar direkt shkatërrimin dhe genocidin në Gaza dhe mbështetjen e grupeve terroriste në Siri, po mundohen të na shesin rërën për farë, duke tentuar që të na mbushin mendjen se shkatërrimi që këta përkrahin dhe po sjellin është në realitet rindërtim, dhe se tirania e plotë e terrorizmit perendimor ndaj të pafajshmëve është shprehje e vlerave demokratike.
Dhe festimi i Krishtlindjeve sot në këtë hipokrizi totale dhe pandjeshmëri ndaj genocidit dhe vrasjes masive të fëmijëve dhe grave, ka humbur fare çdo lloj kuptimi dhe vlere.
Dhe gjith ky qytetërimi perendimor po mudohet të na mbushi mendjen nëpërmjet propagandës mediatike të kontrolluar në atë derexhe që Gëbelsi sot do të ndihej krenar me këtë median e sotme moderne, se një qytetërim ku jeta njerëzore nuk ka asnjë lloj vlere, është shprehja më e madhe e demokracisë dhe e nivelit të më të lartë të vlerave perendimore.
Por a mundet që jeta të ketë kuptim kur ajo shkatërrohet nga bulldozerët dhe varroset për së gjalli në varreza masive?
Në fakt, kuptimi i vetëm që ky perëndimi po mundohet të na forcojë është bashkëpunimi i vendeve perendimore dhe mbështetja politike që vasalët e tyre, ku hyn edhe Shqipëria, në zbatimin e genocidit nga ana e Izraelit, se mentaliteti genocidial kur ushtrohet nga vendet perendimore është legjitime.
Dhe në rast se mendoni se e gjithë kjo kulturë nazi-fashiste e terorizmit të legjitimuar si “vlerë perendimore” mund të korigjohet ose të zhbëhet me anë të procedurave zgjedhore, ose me anë të protestave të çdo forme, duhet me të vërtetë të jeni naivë, dhe të besoni se edhe babagjyshi i vitit të ri egziston me të vërtetë.
Protestat nuk e zhbëjnë sistemin, ato thjesht ju japin mundësi atyre që protestojnë që edhe ata të bëhën pjesë e sistemit.
Vetëm lufta e zhbën një sistem dhe ndërton një tjetër.
Kurrë më parë njerëzimi nuk ka parë një unitet kaq të madh të këtij perënidmit dhe të servilëve të tyre në mbështetje të shfarosjes së palestinezëve.
Dhe pamvarësisht kësaj, sërish ne mendojmë se ndoshta mund të shohim ndonjë shenjë pendimi, ose keqardhje ndërmjet elitave politike udhëheqëse të këtyre vendeve tona servile ndaj terrorizmit izraelit, dhe totalitarizmit perendimor.
Me genocidin që vazhdon në Gaza pa u ndërprerë për ditë edhe sot në këtë natë të lindjes së Krishtit (Isait), por edhe me pastrimin etnik të shqiptarëve në Preshevë Medvegjë e Bujanoc, është zbuluar fytyra e vërtetë dhe e shëmtuar e sistemit politik perendimor dhe europian.
Perceprimi i “Rendit të bazuar në rregulla” (Rules Based Order), nuk do të riparohet kurrë pas kësaj që po ndodh në Gaza. Dhe kjo nxorri zbuluar atë urrejtjen e fshehur që ky perëndimi kolektiv dhe europian në veçanti kanë ndaj demokracisë së vërtetë dhe ndaj vetvendosjes së popujve.
Shembulli i fundit i këtij degjenerimi të madh të vlerave njerëzore është fakti sesi ky perëndimi po mundohet të shpëlajë një organizatë terroriste dhe udhëheqësit e saj nga terrori që ata kanë ushtruar në emër të gjoja kësaj demokracisë perendimore në Siri.
Kjo hipokrizi e zhveshur tashmë e gjithë perëndimit do të ketë jehonë të gjatë në brezat që do të vinë.
Kjo pasi udhëheqësit e këtij perëndimit dhe në veçanti të vendeve të tyre vasale dhe servile si Shqipëria, janë të gatshëm të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për përfitime afat shkurtra dhe për të mbështetur sistemin e tyre të kalbur, duke lejuar të hynë në sistemin e tyre të hipokrizisë politike dhe të antivlerave edhe ata që sot konsiderohen si opozitë, me qëllimin e vetëm që sistemi i kalbur i antivlerave që po na e shesin si “vlera perendimore”, të mbetet në këmbë, duke na krijuar idenë se hapja është ndërrim sistemi. Ndërkohë që ajo është vetëm pjesë e asimilimit të pakënaqësise popullore në rritje.
Dhe kjo tregon thjesht një mungesë largpamësie nga të gjitha palët. Duke i dhënë kështu mundësi atyre që janë në pushtet që të fuqizojnë jashtzakonisht kompleksin e censurës dhe të cënimit të drejtave të njerëzve.
Kjo që po ndodh në Gaza e në Siri është cinizmi i fundit i perëndimit i cili ka zgjedhur terrorin, shtypjen dhe manipulimin politik, si një mënyrë për të ngadalësuar humbjen e hegjemonisë dhe për këtë arsye do të vazhdojnë në emër të gjoja demokracisë dhe “vlerave perendimore” të mbajnë në pushtet servilë e të marrë si Makron, Sholtz, Van der Lejen, Meloni e Rama.
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!