Realizimin e një fjalori të madh të shqipes on line e kërkonte koha si një domosdoshmëri për përdoruesit e fjalorëve shqip.
Nuk do i futem debatit për cilësinë e fjalorit. Natyrisht se ai ka edhe pasaktësi, por përsa është fjalor elektronik, ato mund të ndreqen lehtësisht dhe fjalori shton vlerën e tij edhe pas emetimit të tij të parë në formë elektronike.
Ky fjalor nuk mund të bëhej ndryshe, përveçse duke shfrytëzuar fjalorët pararendës të shqipes dhe kjo është normale.
Zhurma mediatike që bëhet rreth fjalorit i bën mirë reklamimit të tij për tu bërë sa më i njohur e më i përdorshëm.
Pa dyshim se ky fjalor është një vlerë e madhe që prej tash e kemi në përdorim dhe meriton falenderime për përpiluesit e tij.
Pyetja e madhe është:
Cili është identiteti e etniciteti gjuhësor i këtij fjalori?
Zyrtarisht, pas daljes së fjalorit të prof. B. Rugova “turqizmat në gjuhën shqipe dhe Fjalorit të Madh on line (me 40 mijë fjalë të reja), shqipja konfirmohet si gjuhë 99% me huazime.
Si është pjekur e pranuar teza serbe se shqiptarët nuk kanë gjuhë të tyre?
Për të arritur te ky fjalor, pa identitet e etnicitet gjuhësor, është punuar intesivisht e pa pushim kundër gjuhës shqipe për 55 vite në Institutin e Gjuhësisë Tiranë dhe në ASh-në e Tiranës dhe ASHAK-un e Prishtinës.
Për ta damkosur botërisht shqipen si gjuhë pa etnicitet është punuar në katër drejtime:
1. Janë botuar fjalorë etimologjikë skandalozë (Çabej, Omari, Topalli, B. Demiraj).
2. Jan botuar si askund në botë një mori fjalorë huazimesh të shqipes për të bindur botën akademike se shqiptarët se nuk kanë gjuhë të tyre.
3. Nuk është bërë asnjë përpjekje e dëshmuar që të ngrihej një sektor brenda Institutit të Gjuhësisë apo apo grupe gjuhëtarësh në fakultetet e gjuhësisë nëpër universitetet shtetërore për të krijuar neologjizma në gjuhën shqipe për fjalët e reja që shqipes i vinë nga jashtë.
4. Janë denigruar e denigrohen zyrtarisht të gjithë studiuesit e pavarur që kanë punuar e punojnë në të mirë të shqipes.
Në përfundim mund të themi se ajo që njihet si albanologji zyrtare e Tiranës dhe Prishtinës, në realitet ka funksionuar e funksionon mirfilli si antialbanologji dhe këtë tashmë e njeh edhe opinioni publik mbarë kombëtar.
Zgjidhja e gjendjes që ka krijuar albanologjia zyrtare e Tiranës dhe Prishtinës duhet të vijë nga politika shqiptare në të dy shtetet tona.
Riformatimi i institucioneve të identitetit tonë, të mbytura nga ideologjia sllave, tashmë është emergjencë kombëtare.
(le të shpresojmë se këtij shkrimi do i përgjigjet drejtori i Institutit të gjuhësisë dhe antar i ASh-së,
z. Valter Memishaj)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!