​ “Histori dhe Art” në Milano.

03
Nov
2023
Shkruan: Petrit R Aliaj


Ideja për të realizuar një ekspozitë të fotografit Griseld Hoxha nga Durrësi, me punimet e tij në bardh e zi, përkoi me një propozim të z.Hasan Aliaj, drejtori i gazetës së përmuajshme “Rrënjët” në Romë për të promovuar edhe studiuesen, zj.Fatbardha N.Demi me paraqitjen e dy krijimeve të saj, “Mrekullia e Mbijetesës” dhe “Selenizmi Besimi që Sundon Botën”. Këto krijime lidhen me origjinën e kombit tonë, emrat e fiseve, besimit të të parëve, simboleve dhe figurave të shquara në periudha të ndryshme historike si dhe fakte shkencore. Znj.Fatbardha Demi nëpërmjet fotove trajtoj historikun e studimeve mbi lashtësinë e gjuhës dhe të Kombit shqiptàr nga shkencëtarët e huaj të shk.19-20 dhe kontributin e etërve arbëresh të shk.17-20. Autorja e dy librave (“Sellenizmi ,besimi që sundon boten” dhe “Mrekullija e mbijetesës, nga Atllantido- Pellazgët tek Shqipëtaro-Arbërit e sotëm”) shpjegoi natyrën besimtare të të gjitha emrave që nder shekuj dhe në ditët e sotme ka mbajtur Kombi shqiptar: Bij të Zotit. Me interes u ndoq zbulimi i origjinës së emrit Alban të mbretit më të lashtë (Alpan osé Panit) të Thesprotisë , në Epir. Pjesëmarrësit u njohën me kuptimin e simbolit të shqiponjës në teollogjinë e parë të njeriut parahistorik dhe me adhurimin e një Zoti (Hënës).Faktet e panjohura mbi këtë periudhe,u shoqëruan me fotografitë e objekteve arkeologjike të cilat dëshmojnë vërtetësinë e materialit të trajtuar nga autorja.
Më herët pata një propozim edhe nga Griseldi më datë 27 mars 2023, ku unë isha i ftuar nga z.Abdulla Deliallisi të merrja pjesë në ceremoninë festive të përvitshme “Festa e Pranverës 2023” që organizohet nga shoqata “Durrësi Autokton”. Në këtë manifestim kulturor ishte parashikuar edhe vlerësimi i violinistëve virtuozë: Olsen Çesari ,Pandush Gjezi dhe këngëtari Gëzim Mushketa me titujt “Ambasador i qytetit të Durrësit.”
Por Griseldi ka qënë edhe në mbështetje të shfaqjes së performancës teatrale “Burrneshat” me skenar dhe regji të koleges sonë Valbona Xibri, tekst të Sara Giacomelit dhe interpretim të aktores ukrahinase Marina Ivashchenko. Si dhe në promovimin e autorëve Dashamir Uruçi dhe Agron Dalipaj në sallën “Odeon”. Ai me kutinë e tij magjike në dorë të befason, e i kudondodhur, arrin të fiksojë momentet më emocionuese edhe në aktivitete të ndryshme që bëhen jo vetëm në Qendrën e Kulturës “A.Moisiu” në Durrës, por edhe më tej.
Fotografitë dhe filmimet e tij cilësore, shprehin ndjeshmërinë e të ekzistuarit brenda filozofisë së jetës me të gjitha momentet dhe ëndrrat tona që transformohen në kujtesë, brenda kornizave, ku lehtësisht kushdo mund të gjykojë dhe të admirojë së bashku me të bukurën edhe realitetin e hidhur të botës që na rrethon e shpaloset brenda atyre kontureve të cilat i përjetojmë për ditë, për natë, e në çdo çast.
Dhe ja arritëm që këtë takim të dyfishtë me një studiuese dhe një fotograf, ta realizonim me dt 29 tetor 2023 në qendrën kulturore “SlowMill”në Milano(It), me grupin tonë të punës dhe mbështetjen e presidentit të shoqatës”Dora e Pajtimit”, z.Besmir Rrjolli dhe bashkëpunimin e të papërtuarit ing.Alban Halim Gjata. Në përkujdesje të këtij aktiviteti kishim Këshillin Drejtues të Federatës FNAI dhe Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Milano.
Sigurisht që në këtë periudhë krize ekonomike dhe mungesë personaliteti që po përjetojmë ndër vite ne të gjithë shqiptarët që përballemi me opinionet dhe presionet e një kategorie, që shfaqen dhe trasmetohen nga mediat vizive, duke mos respektuar standardet, kriteret dhe moralin mediatik nga opinoinistë dhe moralistë të dyfishuar, pa përjashtuar heshtjen e papranueshme të sistemit në Shqipëri dhe qarqeve të ndryshme, të cilat në këto situata të turbullta në Ballkan kërkojnë të përfitojnë duke errësuar historinë, gjuhën, kulturën, rrënjët tona dhe vazhdimisht duke goditur figurat tona të cilat i kanë dhënë emër Kombit shqiptar. Ne jemi rilindasit e kohës moderne, edhe pse të shpërndarë, punojmë e ideojmë së bashku për të ruajtur atë çka jashtëqitja e popullit kërkon të na e shkatërrojë: aspiratën për të qënë të bashkuar dhe identitetin tonë me gjuhën e saj hyjnore .
Mirënjohje për drejtuesen e takimit dr.Ninfa Pema, përkthimin nga prof.Fabiola Sali,e cila është mësuese e gjuhës shqipe në këtë qëndër kulturore,përfshirë edhe kolegen e saj,mësuesen e gjuhës shqipe prof.Monda Mara në Breshja, e cila kishte përzgjedhur dy poezi shumë të bukura dhe aktuale : “Gjuha Shqype” nga poeti i shquar Ndre Mjeda(1866-1937) dhe “Mjegulli i dashurisë” nga shkrimtari Dritëro Agoll(1931-2017), duke na trasmetuar jo vetëm emocione, por edhe në kujtesë domosdoshmërinë e ruajtjes së identitetit tonë edhe pse jetojmë jetojmë larg At’Dheut pa u trembur nga kjo largësi. Dhe si një dëshmi e gjallë e pasqyrimit për të plotësuar këtë largësi që vjen nga shekujt e mbijetesës tonë, bukur dhe këndshëm, këto poezi u shoqëruan në kitarë nga i ftuari ynë special, presidenti i shoqatës “Vëllezërit Arbëreshë”(Civita-Kalabri) vëllai ynë arbëresh, Mimmo Imbrogno .
Ndërsa për fotografin Griseld Hoxha kishte menduar dr.Alketa Delishaj e ardhur nga Milano, një artiste shumë planëshe në fushën e artit të fotografisë me raportet ndërlidhëse që ajo i demostron ndërmjet pikturës kreative bashkëkohore. Ajo në vlerësimet e saj për vizionin që Griseldi demostron në punime, për rrugët, shqiptarët, peizazhin, përshtatjen në traditë, sjell një erë të re dhe freskuese për zhanrin e fotografisë, si fragmente pasuruese të historisë me përfaqësime të papritura të jetës reale që pulsojnë me vitalitet aftësinë e të kuptuarit në thelb të jetës sonë së përditshme.
Ajo që e dallon Griseldin, shtoi dr.Alketa, “është dashuria dhe mirëkuptimi i tij i thellë për Shqipërinë. Përtej arkitekturës dhe peizazheve urbane, lidhjen e tij me njerëzit që ai portretizon si në një skenë që lëviz vazhdimisht me personazhe dhe histori të gjalla në përzgjedhjen e guximshme për të luajtur me hijet dhe dritat etj. Kompozimet e tij, shpesh dinamike dhe të mbështjella me një atmosferë misteri, na ftojnë të festojmë e të mbështesim jo vetëm artin e Griseldit, por edhe të gjithë atyre djemve të rinj nga Shqipëria, që aspirojnë të tregojnë ndërmjet fotografisë, paraqitjet e pafundme të gjendjes reale njerëzore..“ Falenderoj për mbështetjen që i dhanë këtij takimi, regjisoren Valbona Xibri dhe zëdhënësin e Federatës Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali z.Ndue Shabaku.
Por e ndiej për detyrë dhe kënaqësi që të përshkruaj edhe praninë e shumë dashamirësve që na besojnë e na ndjekin në aktivitete tona të cilat ne ia dedikojmë gjithmonë asaj çka ruajmë në kujtesë dhe kemi trashëguar. Si edhe për të shkëmbyer përvoja dhe mesazhe vëllazërie edhe me vendasit, me të cilët bashkëjetojmë për t’u integruar si një popull me kulturë të hershme dhe të përhershëm në trojet tona. Në përshëndetjen e saj dr.Luljeta Cobanaj, oficere për diasporën në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Milano, përgëzoi organizatorët e këtij aktiviteti dhe shprehu mbështetjen e saj dhe të instuticionit që përfaqëson, në drejtim të demostrimeve artistiko-kulturore, zhvillimit, ruajtjes dhe trashëgimit të gjuhës shqipe. Më pas përshëndeti arbëreshi nga Sicilia z.Calogero Raviotta, i cili na dhuroi një broshurë të thjeshtë, tregues për trashëgiminë e hershme kulturore, Më pas përshëndeti arbëreshi nga Sicilia z.Calogero Raviotta, i cili na dhuroi një broshurë të thjeshtë, tregues për trashëgiminë e hershme kulturore, traditat dhe aktivitetin e komunitetit arbëresh në komunën e Kontesha Entelina që gjendet në thellësi të luginës “Valle del Belice”në Sicili. Nuk munguan në takim edhe z.Klodi Pasku dr. në histori së bashku me të shoqen Sara, një arbëreshe që e flet në mënyrë të përsosur gjuhën shqipe. Gjithashtu nga Milano, së bashku me të fejuarën e tij Pauline, ishte edhe arbëreshi nga Sicilia, Salvadore Scire. Nga Bolonja na nderonte arkeologu dhe historiani, prof.Jani Koçillari, djali i shokut tim të rinisë Nesti Koçillari. Ndërsa nga Durrësi për Griseldin ishin Adison Bejsdolli, Arens Agalliu si edhe Zoica Kokoshari nga Brukseli. Nga Ravena ishte së bashku me ne edhe zj.Fitije Picari, drejtuese e shoqatës së gruas në komunën ku ajo jeton, gjithashtu dhe bashkëpunëtore e gazetës “Rrënjët”, e cila posaçërisht kishte udhëtuar deri në Milano në nder të aktivitetit dhe zj.Fatbardha Demi. Nga Lecco kishim drejtuesen e shoqatës “Sofra Shqiptare” dr.Tana Laçi, specialisten për emigracionin pranë komunës Lecco dr. Brizida Hasnedari, mësuesen Diana Hanxhari, veprimtaren shoqërore Lida Laçi dhe koordinatoren për diasporën e organizatës së Kuvendit Kombëtar Shqiptar, Antoneta Nushi. Me radhë do të paraqes e falenderoj të gjithë ata që e vlerësuan takimin me pjesëmarrjen e tyre dhe dhanë ndihmesë për ta konkretizuar atë, duke filluar me aktivistin dhe veprimtarin e shoqatës “Shqiponja” në Val Camonica –Sebino z.Jasin Dauti, të shoqatës “Alba Calcinato” me zv.kryetarin e saj, z.Durim Moli, këshilltarin e Federatës FNAI z.Dedin Paçi, veprimtarin e hershëm shoqëror në Milano, z.Luftim Arkaxhiu. Mbyllja e takimit ishte në nder të interpretimit me kitarë të vëllait tonë arbëresh Mimmo Imbrogno, i cili i këndoi dorës së vëllazërisë, gjuhës së mëmës dhe trimit Skënderbe. Me këtë rast me shumë respekt falenderova të gjithë pjesëmarrësit si edhe bashkëpunëtorët që mundësuan realizimin e aktivitetit “Histori dhe Art” në Milano, duke i ftuar të shihnin krijimet e fotografit durrsak Griseld Hoxha dhe me një foto masive u mbyll sipari në Milano për ta hapur atë në Breshja me dt 10 dhjetor 2023 në konferencën dhe drekën familjare tradicionale të fund vitit që organizohet nga Federata FNAI .
Petrit R Aliaj.
President Nderi i Federatës së Shoqatave Shqiptare (FNAI) në itali.
Milano 29.10 2023.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 03/11/2023

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk