HISTORIA DHE IDENTITETI I SHQIPTAREVE PO PERDHOSET!

19
Nov
2025
Shkruan: Gjon Bruçi

Veteranë të LANÇ, pjesëtarë të Familjeve të Dëshmorëve, Anëtarë e simpatizantë të PS, Intelektualë shqiptarë:

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!


Gazeta SOT, 18 Nëntor 2025-
Nëse gjer tani, unë dhe plot qytetarë të tjerë, kemi paralajmëruar për rrezikun e ringjalljes së fashizmit në vendin tonë, sot mund të themi me plot gojën, se ai (domethënë fashizmi), është brenda në parlament, në pushtetin qëndror dhe në degëzimet e tij gjer poshtë në bazë. Hartimi dhe miratimi në mënyrë të rrufeshme dhe pa transparencë qyetare i Ligjit mbi “Barazinë Gjinore”, ishte qërshia e shpërlarë mbi Tortën e zezë fashiste të të dy pushteteve, Legjislativit dhe ekzekutivit, që i dhuruan popullit pak ditë më parë.
Ende pa u tharë boja e miratimit të ligjit në fjalë, madje pa u dekretuar nga Presidenti i Republikës, promotorët e ligjit, anëtarët e Shoqatës apo të Organizatës së LGBTQ, në bashkëpunim me levat e pushtetit qëndror, gjysëm simbolin e ligjit ne fjalë, e afishuan jo në ndonjë fasadë dosido, por bash në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar,
Në datën 17 Nëntor 2025, kur kryeqytetasit po gatiteshin të festonin përvjetorin e 81 të çlirimit të Tiranës, sapo dolën nga shtëpitë për të nisur manifestimin tradicional, u ballafaquan me “çudinë” që kishte ndodhur në mozaikun e Muzeut, aty në sheshin Skendërbej: Gruan e veshur me xhubletën tradicionale, dhe pushkën e lirisë në dorën e ngritur lart, e cila qëndron në krye të mozaikut të famshëm të historisë shekullore shqiptare, e kishin “qethur zero”, dhe i kishin sfumuar anën e djathtë të gjirit të saj. Koka tullace dhe gjiri i sakatuar nga dora e piktorëve apo skulptorëve të Ministrisë së Kulturës, domethënë të qeverisë, ngjante tepkë si simbol i shoqatës së transversitëve apo transgjinorëve. Kjo pamje e pazakontë në objektin historik dhe artistik më të rëndësishëm të vendit, e frenoi vrullin e manifestimit të planifikuar, duke i angazhuar qytetarët në një debat, i cili, falë mjeteve të komunikimit u shtri me shpejtësi në gjithë vendin.
Si për të plotësuar kuadrin e kësaj situate të sapokrijuar, menjëherë pas lajmeve të mesditës, TV Top Channell futi për teleshikuesit emisionin “Shqipëria live”. Në qendër të këtij emisioni ishte pikërisht gjysëm simboli i LGBTQ, i sapo çfaqur tek Muzeu Kombëtar. Midis pjesëmarrësve në panelin e diskutimit, dallonte Zhaklina, përfaqësuesja e zjarrtë e shoqatës në fjalë, e cila nuk u linte radhë të tjerëve të shprehnin mendiet e tyre.
Sidoqoftë, ndonëse debati u bë me potere nga të dy anët, ne telespektatorët, arritëm të kuptonim, jo vetëm thelbin e problemit, por edhe autorët e vërtetë të kësaj skene perverse, dhe mbi të gjitha kuptuam qëllimin e këtij perversiteti, që nuk priti as javën të shpërthente mbas miratimit nga deputetët tanë të kartonave jeshil.
Në krye të herës, kur lajmin e kishim vetëm nga gazetat e ditës dhe fotot e botuara prej tyre, nga gazetarë apo opinionistë, u tha se “Instalacioni” i vendosur mbi kokën e gruas me xhubletë e pushkë në dorë, ishte vendosur për të sensibilizuar gratë me sëmundjen e kancerit të gjirit, instalacion i cili do të qëndronte aty vetëm 12 ditë, për të simbolizuar faktin se, një në dymbëdhjetë gra në vendin tonë rrezikohshin nga kanceri i gjirit. Kjo na qetësoi disi, kur kujtuam se pikërisht për këtë shkak, shumë qeveritarë dhe deputetë, qysh në Tetor patën vendosur fiongo të vogla ngjyrë banane mbi jakat e xhaketave. Por debati në panelin e “Shqipëria live”, sidomos ligjëratat e Zhaklinës, na e sqaruan tabllonë disi të errët të fillimit.
Kjo shenjë perverse, edhe sikur të ishte e pranueshme nga qytetarët, nuk kishte vend në mozaikun e Muzeut Historik, dhe në asnjë objekt tjetër në pikturë, gravurë apo skulpturë. Shenjat në fjalë, përveç xhaketave të zyrtarëve që i duan fort gratë . . . mund të viheshin në çdo lloj telajo e fasade, por kurresi në Muzeun tonë Historik. Aq më pak kjo një simbol përvers për LGBTQ-të, apo shoqata të tjera kësisoj.
Atëhere?
Qëllimi ishte i qartë: Të vendosej “gjysëm” LGBTQ-ja provizorisht, si një provë, nëse do të pranohej apo jo nga qytetarët. Nëse do të pranohet, përkohshmëria e simbolit do të fitonte “rezidencën” në zonën më të dukshme e më të rëndësishme të sheshit “Skënderbej”, dhe kuptohet më vonë edhe në gjithë sheshet e vendit, për t’u kthyer si aseti më pozitiv në prag të pranimit në Bashkimin Europian, të cilin, siç deklaroi Kryeministri në Bruksel, “ne e pranojmë hyrjen edhe pa të drejtë vetoje, e madje edhe pa të drejtë vote” – domethënë pa identitet!
Shkrova kaq thjeshtë, sa besoj do të kuptohet lehtësisht nga lexuesi. Ndaj nuk po zgjatem, sepse dëshiroj të drejtoj një thirrje për gjithë qytetarët, veçanërisht për Organizatën e Veteranëve të LANÇ; për Organizatën Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut; për Organizatat shoqërore, Atdhetare, Kulturore dhe Ushtarake; për anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Socialiste, për Institucionet Shkencore e Kulturore, dhe për Intelektualët e vërtetë shqiptarë të çdo profili:
Pjesëmarrësit e këtyre organizatave politike e shoqërore përbëjnë pjesën dërmuese të popullsisë shqiptare. Këtë e tregojnë fitoret e katër raundeve të pushtetit të Socialistëve, që ju i besuat votat, duke menduar se ajo është subjekti që mbron më mirë se kushdo LANÇ dhe arritjet e Socializmit gjysëm shekullor, ku partia në fjalë quhej Parti e Punës, dhe ju, për hir të socializmit, vijoni ta quani PS vazhduese të Partisë së Punës.
Jeni të gënjyer dhe për rrjedhojë të gabuar. Të gënjyer e të gabuar gjer në palcë. Partia Socialiste, tashmë e ka lënë rrugën që mendoni se ajo ndjek. Në mandatin e tretë, e sidomos në këtë të katërtin, që nisi me 11 maj 2025, falë edhe Kryetarit të saj karizmatik, njëherësh dhe Kryeministër, ky subjekt politik ka hyrë plotësisht në rrugën e fashizmit të vitit 1939 – 44. Kjo parti dhe pushteti i saj, ka disa vite që as nuk e ka mbrojtur LANÇ, e as nuk do ta mbrojë as në të ardhmen. Dhe kjo është gjysma e së keqes. E keqja më e madhe qëndron në faktin se Kryetari i kësaj partie, nëherësh edhe Kryeministri Rama, së bashku me një klan të vogël, të përpunuar nga antishqiptarizmi, synon, do të synojë dhe do të realizojë shpërbërjen e kombit shqiptar. Këtë objektiv ai e ka marrë qysh në ditët e para të ardhjes në krye të PS dhe Shtetit, por që ka dalur hapur, tashmë mbasi e ka shtri përtokë partinë dhe vetë shtetin. Ligji për “barazinë gjinore” synon goditjen e familjes shqiptare, që është bërthama e shoqërisë. Po ra familja, bie shoqëria, ajo bëhet viktimë e degjenerimit, çka çon drejt shpërbërjes së kombit. Ligji në fjalë i LGBTQ është vetëm një pjesëz e reform-refirmave që Rama ka nisur dhe ka bitisur, të cilat në substancë kanë shpërbërjen e kombit tonë, duke eleminuar plotësisht rracën shqiptare, e cila ka qenë gjithnjë pengesë për shtetet e fuqishme në kryqëzimin e interesave të tyre lindje – perëndim dhe anasjelltas.
Në situatën aktuale, nuk bëhet fjalë për rolin e opozitës, së cilës nuk mund t’i bëhet asnjë thirrje. Opozita dhe Sali Berisha që e udhëheq qysh nga viti 1990, ka vdekur të paktën katër herë: Në vitin 1997; në grusht-shtetin e vitit 1998; në ngjarjen tragjike të Gërdecit, dhe më 21 Janar të vitit 2011. Nëse Saliu dhe klani i tij mbijetojnë ende, kjo është “meritë” e PS dhe Kryetarit e Kryeministrit të saj Rama, mbështetur nga ndërkombëtarët euroatlantikas, të cilët Berishën e kanë si një dordolec kopshti për ruajtjen e “perimeve” të Ramës nga laraskat. Rama dhe ndërkombëtarët, e dinë fort mirë se po ra Berisha, bie dhe Rama. Por nëse bien të dy, kush mund të vijë??!!!. Kjo është dilemë e pazgjidhur, ndaj dhe vijon e do të vijojë “detanta” e dyshes Rama – Bertisha.
E vetmja rrugëzgjidhje mbetet veprimi i organizuar i personave dhe organizatave që citova më sipër. Është në dorën tuaj, në dorën tonë, në dorën e gjithë popullit që kjo strategji antishqiptare, që kanë përqafuar Rama e Berisha, të mos realizohet. Po heshtëm, mbaruam!
Kjo thirrje e thjeshtë është për çdo shqiptar, por sidomos për intelektualët, të cilët populli i ka përgatitur që ta orientojnë e drejtojnë atë në çastet e vështira të rrugës së tij për mbijetesë dhe jetesë.
——————————-

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 19/11/2025

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk