Shpalime
(Histianët dhe studiuesit më të shquar bullgarë të kohës së re kanë thënë se: “Jo Rakovski, siç kanë besuar historianët deri më sot, por Pjetër Bogdani është ideologu i lëvizjes nacionalçlirimtare bullgare. Ai ishte i pari që themeloi dhe drejtoi një organizatë konspirative për një kryengritje bullgare*, të mbështetur nga forcat antiosmane të Evropës Perëndimore.”)
Sllavizimi i historisë së Bullgarisë dhe Maqedonisë, nga shekulli i 18-të dhe 19-të, një histori që është propaganduar ndryshe deri më sot, si në vendet evropian dhe në vendet dhe ndër popujt ballkanikë.
Librat e parë të historisë për Bullgarinë dhe për Maqedoninë, në atë periudhë të njohur vetëm si rajone gjeografike nën sundimin e Perandorisë Osmane, fundi i shek. 18-të dhe 19-të, mbajnë emra të ngjashëm. “Slavjansko-Makedonska Opshta Istorija” nga Gjergj Pula (Gjorgjija Pulevski) dhe “Istorija Slavjano-Bollgarskaja” nga Paisiji Hilendarski (Паисий Хилендарски), të frymëzuara nga ndikimi i kishës ortodokse dhe ideve sllavomadhe (rusomadhe).
Ky përbën një fakt të pamohueshëm se, pse autorët e parë të këtyre historive nuk i kanë përmendur emrat e lashtë të këtyre regjioneve gjeografike nga periudha parahistorike dhe antika, as emrat e mbretërive të lashta, të Bullgarisë dhe të Maqedonisë, për shkak të zgjimit kombëtar të mëvonshëm të këtyre popujve, gjatë shekullit 19-të, të frymëzuar dhe udhëhequr nga ideja për lirimin e këtyre vendeve nga sundimi i Perandorisë Osmane, kryesisht me ndihmën e Rusisë Cariste. Nga kjo mund të përfundojmë se, fryma e rilindjes së tyre, e brumosur gjatë shekullit 18-të dhe 19-të, e bullgarizmit dhe maqedonizmit duhet të trajtohen të ndara nga historia e lashtë e këtyre vendeve dhe popujve, e cila nuk mund të konsiderohen si vazhdimësi e tyre, para dhe pas pushtimit sllav të këtyre vendeve gjatë shekujve të fundit. Kjo mund të konstatohet edhe nga burimet e asaj periudhe për regjistrimin e popullsive në këto dy vende.
Deri fund të shek. 18-të, shumica e banorëve të Bullgarisë, afër 2/3 janë deklaruar si popullsi trakase, jo sllave, ndërsa emri i rajonit gjeografik të Maqedonisë dhe i popullsisë sipas këtij emërtimi gjeografik, kanë filluar të përdoren nga viti 1934 (nga Internacionalja Komuniste- Kominterni), përkatësisht pas krimit të Republikës së Maqedonisë, më 1944, në kudër të ish-Federatën së Jugosllavisë komuniste.
* Sipas vetë autorëve bullgarë, para Pjetër Bogdanit, gjysma e dytë e shek. 18-të, së paku 200 vjet të kaluara emri i Bullgarisë ishte fshirë nga harta e botës dhe ishte harruar edhe nga banorët vendës të saj, ndërsa vepra që është njohur deri më sot si Historia e parë e Bullgarisë, është shkruar 120 vjet pas veprës së Pjetër Bogdanit, e kompiluar nga kallugjeri Paisij Hilandarski*, i cili më 1762, sipas autorëve bullgarë dhe sllavë e ka shkruar “librin e parë” të historisë së Bullgarisë, me titull “Историjа словенобoгарска” (Historia e Sllavobollgarisë). Kjo vepër është vlerësuar edhe nga autorë bullgari si plagiat, kopje e përgatitur në manastirin “serb” të Hilandarit, në bazë të shkrimeve nga autorë të tjerë, meqë autori i saj ka qenë me arsimim të ulët, jo në nivelin e Pjetër Bogdanit, me dy doktoratura, për teologji dhe filozofi, të nivelit evropian, i cili realisht njihet si autori i parë i historisë së Bullgarisë, i tokave dhe banorëve të saj.
(30. 6. 2024)
Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!