Historia nuk fshihet me propagandë.

06
Jan
2026


Ata që sot mallkojnë komunizmin, le të ndalen një çast dhe të pyesin veten:
kush i ndërtoi hidrocentralet? kush i solli dritën këtij vendi? kush ngriti industrinë nga hiçi?
Po, ai që sot e quajnë “diktator”, Enver Hoxha, ndërtoi vepra kolosale me një Shqipëri të varfër, të rrethuar, pa kredi, pa borxhe, pa BE, pa fonde, pa lëmosha.
Vendosi turbina gjigante, ngriti diga, elektrifikoi çdo fshat, i dha dinjitet punës dhe shtetit.
Sot, pas 30 e ca vitesh “demokraci”, me miliarda euro ndihma, me projekte, konsulenca e konferenca, Edi Rama nuk gjen dot një tub uji, nuk garanton dot dritë, nuk mban dot një sistem funksional.
Por gjen gjithmonë para për propagandë, mashtrim dhe hajni.
Vazhdoni o njerëz e mallkoni komunizmin!
Ai “komunizëm” që ju dha dritë, ujë, shkollë, punë dhe shtet.
Mallkoni historinë, ndërsa sot jetoni në errësirë, thatësirë dhe varfëri morale.
Prisni…..nuk keni parë gjë akoma.
Kjo që po përjetojmë nuk është “syri i keq”, nuk është as fat i keq.
Është pasojë.
Është mallkimi i shkatërrimit të gjithçkaje që u ndërtua me sakrificë,
është ndëshkimi i një vendi që tall djersën e brezave të mëparshëm dhe duartroket hajdutët e sotëm.
Historia nuk fshihet me propagandë.
Betoni nuk zëvendëson digat.
Fjalët boshe nuk ndezin dritat.
Dhe koha…..koha gjithmonë i nxjerr lakuriq mashtruesit.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 06/01/2026

© 2016 - 2026 | DIPLOMACIA.dk